Albspirit

Media/News/Publishing

Faktorët intelektualë

 

Image result for thinking positive

Ju mund të jeni duke pyetur veten: çfarë e influencon mendjen time? Si zgjedhim një mendim pozitiv ose një mendim negativ? Mirë, ne zotërojmë pesë ndjesi fizike: shikimin, dëgjimin, nuhatjen, shijimin dhe prekjen. Ne jemi të kushtëzuar të mësojmë nga këto ndjesi që në  moshë të vogël. Këto ndjesi janë përcjellës të fortë si një antenë e vogël në mendjen tonë. Pesë ndjesitë tona na janë mësuar për të mbledhur informacionin nga mjedisi ynë; ato janë gjithmonë të bombarduara nga ky mjedis: televizori, radioja, gazetat, afishime dhe biseda rreth nesh. Ne kemi qenë kaq të kushtëzuar për t’iu përgjigjuar mjedisit tonë përmes këtyre ndjesive, kështu shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se zotërojnë faktorë intelektualë që lejojnë mendimin induktiv. Ka një mënyrë më të mirë për të influencuar mendimet e tua në mënyrë të pavaruar nga mjedisi dhe kjo ndodh përmes anës së lartë të mendjes dhe të intelektit tënd. Shumë njerëz nuk kanë qenë kurrë të kushtëzuar të punojnë me intelektin e tyre. Ende më pak është përdorimi i duhur i këtyre aftësive që do të na lejojë të kontrollojmë mënyrën si mendojmë. Ato janë si ‘muskujt mendorë’ dhe kur mësojmë t’i përdorim këto aftësi intelektuale, krijojmë rezultatet dhe jetojmë jetën që dëshirojmë.  Këto faktorë intelektualë janë:

  • Arsyeja: Arsyeja është faktori që na jep mundësinë për të menduar për veten dhe për të kontrolluar atë çfarë futet në nën-ndërgjegjien tonë.
  • Intuita: Intuita na lejon ne të kapemi tek lëkundjet përreth nesh.
  • Perceptimi: Perceptimi ka të bëjë me mënyrën se si e shikojmë botën tonë. Perceptimi është pikëpamja jonë. A e dini se çdo njeri shikon ndryshe? Ne shohim përmes filtrave të besimeve tona. Kur ne ndryshojmë mënyrën se si i shikojmë gjërat, ato tek të cilat shikojmë ndryshojnë.
  • Vullneti: Vullneti përqendron fuqinë tonë dhe na e jep në fokus.
  • Kujtesa: Kujtesa kërkon kohë për t’u zhvilluar, por ka edhe mjete që mund të na ndihmojnë ta përmirësojmë atë.
  • Imagjinimi: Imagjinimi është mjeti më i mrekullueshëm që ndihmon të ndërtojmë përfytyrojmë për atë që dëshirojmë dhe na lejon liri përtej faktorëve ndijorë.

Ky perceptim ndryshon jetën tonë, ndërkohë që kemi qenë të dhënë të shikojmë vetëm tek rezultatet fizike në pjesën më të madhe të jetës sonë. Përdorimi i faktorëve intelektualë stimulon aftësitë tona krijuese për të shkuar pas qëllimeve të mëdha dhe t’i arrijmë ato. Kështu në vend që të punoni për të mbledhur informacion nga ana e dobët e natyrës tuaj (ndjesitë tona), shikoni si të zhvilloni dhe të përdornin anën e fortë të personalitetit dhe intelektit. Ne jemi dizenjuar për të krijuar dhe jetuar jetën që dëshirojmë!

Please follow and like us: