Albspirit

Media/News/Publishing

Fal që të lirohesh nga mëria dhe hidhërimi!

Image result for thinking positive

Kur dikush që ju intereson ju lëndon, mund të inatoseni, të fyheni, të hakmerreni ose të zgjidhni të falni dhe të vazhdoni përpara. Pothuajse çdo njeri është lënduar nga fjalët ose veprimet e dikujt tjetër. Ndoshta mamaja ju ka kritikuar aftësitë tuaja prindërore, kolegët tuaj sabotuan një projekt ose partneri juaj ju tradhëtoi. Këto plagë mund t’iu lënë me ndjenja inati që zgjasin, hidhërim ose madje edhe hakmarrjeje, por nëse nuk e praktikoni faljen do të jeni të vetmit që do të paguani më shtrenjtë. Duke falur, ju gjithashtu mund të gjeni paqe, shpresë, mirënjohje dhe gëzim. Merrni në konsideratë faktin që falja mund t’iu çojë në rrugën e mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore. Çfarë është falja? Përgjithësisht falja është një vendim për të larguar fyerjet dhe mendimet për hakmarrje. Veprimi që ju lëndon ose ju ofendon do të mbetet gjithmonë një pjesë e jetës suaj, por falja mund të pakësojë dhimbjen që shkakton dhe ju ndihmon të fokusoheni në pjesë të tjera pozitive të jetës tuaj. Falja madje mund t’iu çojë drejt ndjenjave të arsyetimit, ndjeshmërisë dhe mëshirës për personin që ju lëndoi. Falja nuk do të thotë që e lejoni personin tjetër t’iu lëndojë dhe nuk e minimizon ose justifikon të gabuarën. Ju mund ta falni personin tjetër pa e falur veprimin. Falja sjell një lloj paqeje që ju ndihmon të vazhdoni jetën. Cilat janë përfitimet kur fal dikë? Lirimi nga mëritë dhe nga hidhërimi mund të hapin rrugë për dhembshuri, mirësi dhe paqe. Falja mund të çojë në:

  • Marrëdhënie më të shëndetshme;
  • Mirëqënie më të madhe shpirtërore dhe psikologjike;
  • Më pak ankth, stres dhe armiqësi;
  • Presion më të ulët gjaku;
  • Më pak simptoma depresioni;
  • Rrezik më të vogël për abuzim me alkoolin dhe substancat narkotike.

Pse është kaq e lehtë të mbash mëri? Kur ju lëndoheni nga dikush që doni dhe i besoni, mund të inatoseni, mërziteni ose të bëheni konfuz. Nëse ndaloni në situatën ose ngjarjen lënduese, mëritë e mbushura me fyerje, hakmarrja dhe armiqësia mund të rrënjosen tek ju. Nëse ju i lejoni ndjenjat negative të mbizotërojnë mbi ato pozitive, do ta gjeni veten tuaj të gllabëruar nga hidhërimet personale dhe nga sensi i padrejtësisë. Cilat janë efektet e mbajtjes së mërisë? Nëse nuk falni, ju do ta paguani shpejt çmimin duke sjellë hidhërim dhe inat në çdo marrëdhënie dhe eksperiencë të re; jeta juaj do të bëhet kaq e mbyllur tek e gabuara sa nuk do të mund ta shijoni të tashmen; do të bëheni depresivë ose ankthiozë; do të ndjeni që jetës suaj i mungon kuptimi ose qëllimet ose që i jeni larguar besimit tuaj shpirtëror. Ju do të humbisni lidhjet e vlefshme me të tjerët. Si mund të arrihet një gjendje falje? Falja është një zotim për një proces ndryshimi. Për të filluar ju duhet të merrni në konsideratë vlerat e faljes dhe rëndësinë e saj në jetën tuaj në një kohë të caktuar. Të reflektoni mbi faktet e situatës, si keni reaguar ju dhe si ky kombinim ka ndikuar në jetën, shëndetin dhe mirëqënien tuaj. Kur të jeni gati, zgjidhni në mënyrë aktive të falni personin që ju ka ofenduar. Largohuni nga roli i viktimës dhe çlirohuni nga fuqia dhe kontrolli i personit që ju ofendoi dhe situata që patët në jetë. Ndërkohë që liroheni nga mëritë, ju nuk po e përcaktoni jetën tuaj me faktin se sa shumë jeni lënduar. Madje ju mund të gjeni dhembshurinë dhe arsyetimin.

Please follow and like us: