Franca hap qendrën e parë të ‘deradikalizmit’ islamik
Në pritje që instituti të nisë “shpëlarjen e trurit”, ndryshe nga “miqtë”, Fronti Nacional i Le Pen-it denoncon: Atentatet nuk parandalohen kështu
I është prezantuar shtypit, por do të hyjë në funksion vetëm pas disa ditësh qendra e parë e “deradikalizmit” të krijuar në Francë në Beaumont-en-Véron, në rajonin e Indre-Loira, mes Nantës e Parisit.
Ministria e Brendshme parapëlqen ama të flasë për një program “parandalimi, përfshirje dhe nënshtetësie”. Kanë dalë shumë pak detaje, por nga ajo që dihet, në një moment të parë struktura duhet të presë rreth 6 të ftuar, për të arritur në një regjim të plotë me 30 persona. Për ta do të kujdesen 25 punonjës që do të zhvillojnë plane formative të sakta.
Në pritje që instituti të fillojë “shpëlarjen e trurit”, ndryshe nga ata që do ta frekuentojnë, kanë nisur polemikat. “Online” ka nisur një mbledhje firmash për të bllokuar ngritjen e strukturës, ndërsa Fronti Nacional i Marine Le Pen, ka mbajtur një konferencë shtypi në qytezën e vogël për të denoncuar atë që sipas saj, “pseudo-qendra” nuk ndihmon në asnjë mënyrë në luftën kundër islamit radikal.
Në fund, kanë qenë edhe banorët e zonës që kanë protestuar, sepse kanë frikë për sigurinë e tyre. Qendra në fakt, do t’i japë azil në kohë të plotë subjekteve që janë radikalizuar, të konsideruar si potencialë ose që kanë aspiruar për t’u bërë terroristë.
Me një kundërshtim të tillë, kryeministri Manuel Valls ka lëshuar një fushatë eksperimentale për të parandaluar ndonjë atentat të mundshëm. I lajmëruar që në pranverë, qendra Beamont-en-Véron do të menaxhohet nga Komiteti Ndërministror i parandalimit të kriminalitetit dhe radikalizmit. Siç lexohet në dokumentin e shpërndarë nga ministria, “shteti francez synon realizimin e një strukture të ripërfshirjes specifike të rezervuar, për të sensibilizuar ata do të marrin asistencë psikologjike, mjekësore, sociale dhe edukative”.
Po në çfarë mënyre pyesin shumë njerëz? Përmes një “dizimpenjimi të procesit të radikalizmit, zhvillimit të mendimit kritik dhe të nënshtetësisë, përmes thithjes së vlerave të Republikës”. Të ftuarit që do të përmbyllin me sukses procesin e braktisjes së islamit radikal, mund të përfitojnë vende pune.