Albspirit

Media/News/Publishing

Francë, emigrantet femra ofrojnë seks për të kaluar ilegalisht në Angli 

 

34C5EF2D00000578-0-image-a-29_1474192136391

Sipas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Britaninë e Madhe, femrat emigrante në pamundësi ekonomike ofrojnë seks në këmbim të parave për të hyrë ilegalisht në Angli. Raporti është bazuar nga vëzhgimet në qytetin port të Calais në Francë, prej nga grupet kriminale trafikojnë emigrantë për të hyrë në mënyrë të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar. Nga vëzhgimet është konstatuar gjithashtu se shumë fëmijë të pashoqëruar shfrytëzuar me punë të rënda për muaj të tërë. Në Francë autoritetet kanë nisur hetimet për shfrytëzimin e fëmijëve dhe abuzimet seksuale të emigranteve, por nuk kanë ndërmarrë veprime ligjore. Në kampin e emigrantëve në Calais veprojnë ndër grupet më të mëdha kriminale të trafikimit të refugjatëve nga Franca në shtetin ishullor.

Please follow and like us: