Fuqia e pashtershme e mendimit pozitiv
Barnat mjekësore nuk janë e vetmia mënyrë për të ndryshuar kiminë e trurit tuaj. Ajo që ju mendoni dhe që futni në mendjen tuaj gjithashtu e ndryshon kiminë e trurit. Mendimi pozitiv, sjelljet pozitive dhe një sistem pozitiv operimi janë të futura në disa nivele në kiminë e trurit tuaj. E njëjta gjë është e vërtetë për mendimin negativ, një sistem negativ operimi dhe depresionin. Ju mund ta modifikoni kiminë e trurit tuaj duke përdorur barna ose drogra të palejueshme. Ju gjithashtu mund ta modifikoni atë duke përdorur terapinë njohëse. Terapia njohëse funksionon sepse ajo ndryshon mënyrën se si mendoni dhe kur ndryshoni atë ndryshoni edhe kiminë e trurit tuaj në disa nivele. Lajmi i mirë është se tani ka shumë barna për çrregullimet e humorit që mund ta kthejnë kiminë e trurit tuaj në një gjendje më pozitive. Kështu ndjenja e mirëqënies kthehet. Barnat nuk janë të gjitha njësoj, kështu që nëse një lloj ilaçi nuk ndihmon, ekziston shansi i mirë se një tjetër mund të bëjë punë. Çdo familje barnash për çrregullimet e humorit operon me një mekanizëm të ndryshëm. Mjekët nuk mund të parashikojnë cili ilaç do të ketë efektin më të fuqishëm në lehtësimin e mendimeve të çrregullta dhe negative të shoqëruara me çrregullime të humorit. Disa barna kërkojnë disa javë për të patur efektin e tyre maksimal. Tabletat nuk janë magjikë, por janë të fuqishme nëse ju jepni atyre kohë për të funksionuar. Jo kushdo me një çrregullim humori ka nevojë të marrë barna për të rifituar një pikëpamje pozitive. Kërkimet mjekësore kanë treguar që disa çrregullime humori mund të trajtohen efektivisht duke përdorur vetëm terapi njohëse pa barna. Kjo lloj terapie ju mëson si të pranoni dhe eleminoni mendimet e shtrembëruara dhe të çrregullta që gjenden tipikisht në çrregullimet e humorit. Kur luftoni me mendimet negative dhe emocionet e çrregulluara, ju keni opsione të shumta trajtimi që ofrojnë shpresë të vërtetë. Duke u varuar nga tipi dhe ashpërsia e problemit tuaj, mund të përdorni terapi mjekësore dhe terapi njohëse për të filluar të ndjeheni më mirë. Madje ju mund t’i përdorni ato të kombinuara për të kthyer ekulibrin kimik normal në trurin tuaj. Si mund të krijoni një mendje të qëndrueshme pozitive? Në të vërtetë është e thjeshtë: mbani një fokus pozitiv të vazhdueshëm! Një mendje pozitive nuk është aksident. Është diçka që ju e doni qëllimisht. Një fokus i vazhdueshëm pozitiv krijon një mendje të qëndrueshme pozitive. Është e lehtë të jesh pozitiv për një sekondë, por të jesh pozitiv për ditë dhe javë është e vështirë. E vetmja mënyrë për të patur një mendje pozitive është të jetoni me qëllime. Kjo do të thotë të krijoni dhe ekzekutoni një program që bombardon mendjen tuaj me gjëra pozitive gjatë gjithë ditës. Nëse me të vërtetë dëshironi të jeni pozitivë, askush nuk mund t’iu ndalojë!