Albspirit

Media/News/Publishing

Gjej çfarë të sjell gëzim!

Related image

Nëse nuk je i sigurtë çfarë mund të jetë gëzimi yt i vërtetë, bëja vetes këtë pyetje dhe shënoje përgjigjen tënde. Çfarë librash të pëlqen të lexosh? Çfarë program televiziv ose të radios pëlqen me shumë? Cilët tipe filmash janë të preferuar për ty? Cilët janë hobitë e tua? Çfarë lloj aktiviteti vullnetar preferon? Çfarë temash të pëlqen të diskutosh me shokët e tu? Cilat kanë qenë punët e tua të preferuara? Cilat ishin lëndët e tua të preferuara në shkollë? Nëse do të drejtoje botën, çfarë ndryshimesh do të bëje? Cili është tipi i personave që preferon? Si do ta përshkruaje besimin tënd politik? Çfarë detyrash të kanë sjellë më shumë sukses? Kë admiron më shumë në jetë dhe pse?

Ekzamino përgjigjet e tua! A shikon ndonjë sjellje të caktuar ose besim në më shumë se një aspekt të jetës tënde? Çfarë informacioni shikon të përsëritur që duket se nxjerr në pah një model sjelljeje? Cilat janë interesat e tua afatgjata? Duke përdorur këtë informacion, pikturo një portret të vetes duke plotësuar formulimet e mëposhtme:

  • Unë jam kryesisht e interesuar në….
  • Unë besoj më shumë në…
  • Unë mund ta bëj mirë…
  • Për një jetë të mirë, unë ndjej se kam nevojë…

Tani pyete veten nëse puna jote e kohëve të fundit ose karriera të ndihmon ty të arrish këto formulime. Nëse po, ti me siguri je në rrugën e duhur. Shanset janë që zëri ngacmues, bezdisës të thotë se ti nuk po e kënaq dëshirën tënde thelbësore. Nëse kjo është çështja, atëherë është koha që të gjesh një moment më të mirë. Siç mund të shohësh, të gjesh çfarë të sjell gëzim dhe kënaqësi nuk është kaq e vështirë. Në thelb e gjitha kjo ka të bëjë me të menduarit rreth gjërave për të cilat ëndërron, gjërat për të cilat mendon dhe që ndjen se mund të të sjellin ty kënaqësi. Pasi të kesh listën tënde, hapi tjetër është të heqësh nga lista gjëra të cila janë një shmangie nga ajo që ju po bëni. Ka plot gjëra që bëjmë për t’u larguar nga disa situata të palumtura në jetën tonë, këto nuk janë gjërat të cilat me të vërtetë do të na sjellin gëzimin dhe kënaqësinë që kërkojmë. Disaherë bëjmë gjëra të cilat kanë shkaqe të mëtejshme të lidhura me to dhe mendojmë se i bëjmë sepse na sjellin gëzim, por nëse është më të vërtetë shkaku i mëtejshëm ai pas të cilin ne shkojmë atëherë kjo nuk sjell gëzim. Kujto që nëse nuk po punon në diçka që nuk të sjell gëzim, do të shpenzosh dy herë më shumë para duke u përpjekur të blesh lumturinë dhe duke bërë kështu do të duhet të punosh, madje edhe më shumë tek ajo që nuk të pëlqen.

Please follow and like us: