Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Mos thuaj ‘kurvë’!

 

 

E keni vënë re sa shumë është shtuar përdorimi fjalës (kurvë)?

E përdorin të gjithë meshkujt shumë, por për fat të keq femrat gjithnjë e më shumë , jo vetëm në biseda tavoline, por sidomos në publik. (Kurvë është kushdo).

Një vajzë e bukur është “kurvë”, ashtu kot, thjesht se është e bukur.

Një femër që ka ecur përpara në karrierë është “kurvë”, sepse me siguri që ka shkuar me shefin apo bosin ku ajo punon, për të arritur ato që ka.

Një vajzë që është e lidhur me një djalë të pasur është “kurvë” sepse sigurisht që e do për interes.

Dikush tjetër që është e lirë në shoqëri, pa komplekse, bën humor e thotë ndonjë fjalë “të pistë” si djemtë, epo padyshim që edhe ajo është “kurvë”.

Një vajzë e përdhunuar, padyshim që është “kurvë”, se ia ka pasur qejfi vetë.

Komentojnë një tufë meshkujsh e femrash të eksituara vetëm nga kënaqësia që i jep përdorimi i fjalës “kurvë”.

E shumë e shumë rasteve të tjera ku femra etiketohet “kurvë”, vetëm sepse gjërat që ajo bën bien ndesh me parimet e X-it , apo Y-it.

Por ky X-i dhe Y-i, sa herë që i vjen të etiketohet dike “kurvë” publikisht, mos të harrojmë që të paktën një herë, e dashura, gruaja, motra apo nëna në rastin e meshkujve. Ose ajo vetëm në rastin e femrave ka qenë “kurvë” për dikë tjetër.

Ju lutem mos paragjykoni; ajo që ti e quan “kurvë ” mund të jetë motra, nëna, gruaja jote.

Please follow and like us: