Albspirit

Media/News/Publishing

Jeta është edhe art

 

Hidhi këshillat për produktivitet jashtë nga dritarja. Pjesa me e madhe e kësaj ka kuptim të mirë, por këshilla është e gabuar për një arsye: kjo nënkupton nxjerrjen e produktivitetit çdo ditë, në vend që t’i bëni ditët tuaja më të mira. Krijoni hapësira për çfarë është më e rëndësishme për ju. Imagjinoni sikur punoni ngadalë në vend që të punoni shpejt dhe shijojeni punën tuaj. Imagjinoni një botë kur njerëzve nuk ju interesojnë vetëm përfitimet. Nëse ndonjëra nga këto ju tërheqin, le të shikojmë disa këshilla tradicionale për produktivitet dhe të kuptojmë pse duhet thjesht t’i hedhim jashtë:

Bëhu i organizuar! 

Tingëllon mirë, por të qenit i organizuar është thjesht si të rindërtosh ndenjëset në kuvertën e Titanikut. Kjo nuk e ndalon përmbytjen e anijes. Madje e bën më të thjeshtë. Nëse keni një tavolinë me pesë gjëra mbi të, nuk ke nevojë ta sistemosh. Nëse keni një dollap më vetëm pak rroba, nuk duhet një sistemim dollapi. Nëse ke një ose dy takime në ditë, nuk ka nevojë për një planifikim të detajuar. Thjeshtëzim do të thotë të bësh zgjedhje të rëndësishme rreth gjërave të rëndësishme, në vend që të injorosh atë pyetje dhe thjesht të përpiqesh  të  futësh  çdo gjë në ditën dhe hapësirën tënde në mënyrë logjike.

 Mbaj një listë të ideve! 

Kjo ide ka të bëjë më atë që kurdo që keni një ide, ju duhet ta shkruani atë. Atëherë ju nuk do ta humbisni kurrë atë dhe gjithmonë do të keni një listë idesh tek të cilat mund të riktheheni. Tingëllon mirë, apo jo? Duke përjshtuar praktikën, lista e ideve nuk do të mbushet kurrë me idetë tuaja më të mira. Kjo sepse kur ju keni një ide me të vërtetë të mirë, ju ngacmoheni aq shumë nga ajo sa dëshironi të punoni rreth saj menjëherë. Idetë tuaja më të mira janë ato të cilat nuk mund t’i lini mënjanë deri nesër. Kështu kuptoni që ato janë ide shumë të mira. Idetë që shkojnë në listën tuaj të ideve nuk janë ato më të mirat.

 Vendos shumë qëllime! 

Fillimisht ju do të keni një listë të gjatë qëllimesh dhe do të jeni shumë të vendosur për t’i arritur ato. Pastaj mund të eksperimentoni me 3 qëllime në vit dhe madje do të jeni më të fokusuar. Pastaj vendosni një qëllim dhe kjo do të jetë e mrekullueshme, sepse të ndihmon me të vërtetë të fokusohesh tek çdo gjë që bën. Tani mos vendosni fare qëllime dhe kjo është më e mira. Largohuni nga fokusimi dhe të menduarit për të ardhmen dhe fokusohuni  në atë që ju frymëzon dhe ju ngacmon tani. Do të jeni edhe më të plotësuar, por duke u larguar gjithmonë nga koha që shpenzuat për të vendosur qëllime, gjithë energjitë tuaja ju lejojnë ju të bëni atë që dëshironi të bëni në moment. Ju mund të mos dëshironi të mos keni fare qëllime, por përpiquni të vendosni  1 ose 3 qëllime!

Bëhu produktiv!

Shumë njerëz e bëjnë këtë – sjellin një laptop ose një telefon ose disa letra për të bërë disa punë ndërkohë që presin tek zyra e mjekut të tyre ose në tren. Nuk është asgjë e gabuar po ta bësh këtë. Të qëndrosh ulur në një dhomë pritjeje dhe të mos bësh asgjë por të qëndrosh ulur në qetësi ose të shikosh njerëzit e tjerë, është një  mënyrë e bukur për të shpenzuar kohën. Të lexosh një novelë në tren ose të merrni një sy gjumë është gjithashtu e mrekullueshme. Pritja në zyrën e postës, bisedimi me dikë ose thjesht  ‘lagia në tingujt e njerëzimit’ janë më të rëndësishme se të bësh më shumë punë ose të lexoni dokumente që lidhen me punën. Jeta nuk është vetëm rreth punës dhe produktiviteti nuk është gjithçka. Provoni edhe pak joproduktivitet!

Puno shumë, por me  ndërprerje të shpeshta!

Puno shumë për 10 minuta dhe pusho 5 minuta! Ose ndoshta 12? Ndoshta 30 minuta punë të vështirë dhe 10 minuta pushim? Numrat ekzaktë në të vërtetë varen nga atmosfera e produktivitetit tuaj, ju nuk duhet ta sfroconi veten të punojë shumë për diçka që ju keni frikë ta bëni. Duhet të punoni për gjërat që dëshironi, kështu mezi do të prisni t’i bëni ato dhe marrja e një pushimi do të jetë thjesht çështje shijimi të diçkaje tjetër (ndoshta një shëtitje apo bisedë e këndshme me një shok). Jeta në të cilën punon shumë dhe me vrull, me disa ndërprerje, është shumë e pakëndshme. Jeta në të cilën gjithmonë bëni gjërat që ju pëlqejnë është art!

Please follow and like us: