Ja si i ka kënduar populli shqiptar udhëheqësve mendje ndritur duke nisur nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha 

Zog, King of Albania. ca. 1928-1939 indoors
Mbreti Zog

Populli shqiptar i ka kënduar kurdoherë me zjarr e dashuri udhëheqësve të vet. Këngë, vjersha e poema të pafundme i janë thurur udhëheqësve nga Ahemt Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e deri tek Lulzim Basha.

Janë vargje zemre të pastra si ujët e kristaltë të maleve të Kurveleshit e të Valbonës. Këto vargje burojnë nga shpirti i popullit për udhëheqësit që në dy shekuj ia dolën me sukses të lënë këtë popull si askush tjetër, në këtë ditë të lumtur, si një kala të pamposhtur varfërie, korrupsioni e cannabis-i, mu në zemër të Europës.

Pa u zgjatur ju sjellim vargjet unike për mbretin Ahmet Zogu, të shkruara me zjarr e dashuri. Po të mos e kesh mendjen duket sikur je duke dëgjuar këngë për Enver Hoxhën, sepse është ai vargu i famshëm “Rrofsh sa malet tona!”  ose “Rrofsh sa moshë e kësaj toke, apo març’ nga ditët tona…”.

Me të nëjtën dashuri i ka kënduar populli edhe Sali Berishës ku spikasin vargjet: “Në qiellin blu o e t’lir t’jet shqipja, prin në ball o Sali Berisha, Si një lule rrit nër pisha, emri tij Sali Berisha”. Është po kaq e ndjerë kënga për Edi Ramën: “Anembanë gjëmon këmbana; Edi Rama Edi Rama; Me punë e kthesa të forta sup më sup na pret Evrop”.enver-hoxha

Për të mos u humbur është kënga për Ilir Metën: “Jam i ri, jam beqar, trim i rritur në Skrapar;  të mbajë në pëllëmbë të dorës…;Kush mi qan hallet e mija; Ilir Meta LSI-ja!”. Po kaq emocionuese është edhe kënga që i kushtohet Lulzim Bashës: “O moj Serbi, o varrin ta plasa, O se k’tu po i  thon’ more Lulzim Basha”.

Këngë për Ahmet Zogun

zogu-tre

 

Rroftë mbreti Zogu i Parë

Që si dragua nuk përtoj

Po me nji grusht atdhetarë

Armikët i Ç’qeu e i coptoi

Është ylli i Shqipërisë

Që Perendija ia dhuroi

Ngriti flamurin e Shqipnisë

E nga rrezikët na shpëtoi

Ësht i lumtur shteti ynë

Sa askush tjatër s’ia shkon

Si dragua e ka synë

Sa gjithë botën e copton

Kjo është dita e shkëlqyer

Kur flamuri kuq e zi valon

Flamuri i papërlyer

Rrofsh o mbret sa malet tona

 

Këngë për Enver Hoxhën

Dëgjo Argjiro shqiponja,

këngën që të sjellë gjitonja

Ç’të ka lezet lëmi i këngës

për birin e shtrenjtë të zëmrës

Moj nëna gjirokastrite

gjiri yt me qumësht drite

Dhe mbi gjithë djepet që rrite,

ç’t’i jepje shqipes e dite

Lum si ne……

Shqipërisë fjala jote

Ushtrim dhe flamur epoke

Ju bë dritë si ëndërronte

Rrofsh sa moshë e kësaj toke…

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=aUSrLqgmKEc?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Këngë për Sali Berishën

Në qellin blu o e t’lir t’jet shqipja

prin në ball o Sali Berisha

Si një lule rrit nër pisha

emri tij Sali Berisha

Sot po je për në Tiranë

po n’Tropoj zemrën ke lanë

Shumë njerëz t’kan inatin,

ty 12 po t’rrin sahati

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5eEwbwXznvg?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Këngë për Edi Ramën

Që nga Shkodra gjer në Vlorë

dje e mori partinë  në dorë

uragani popullorë vendosi me votë

Vendosi me shpresë dhe bindje

për rilindje për rilindje

Foli prapë historia nuk përkulet shqipëria;

S’duron t’i preket liria ajo të gjykon

Vendimi që merr sovrani peshë e rëndë jatagani

Vlorë e dallgës Vlorë e nurit me zemër uron

Anembanë gjëmon këmbana

Edi Rama! Edi Rama!

Me punë e kthesa të forta sup më sup na pret Evropa

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=sPidN0k9-JA?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Këngë për Ilir Metën

Jam i ri, jam beqar, trim i rritur në Skraparë

të mbajë në pëllëmbë të dorës

Jam i ri, jam beqar nuk kam borxhe për të larë

e kam zemren si behar lindur rritur në Skraparë

Thellë në malet e Skraparit lindi burri i vatanit

Kush m’i qan hallet e mija

Ilir Meta, LSI-ja!

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jo0WrXocUbM?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Këngë për Lulzim Bashën

O moj Serbi, o varrin ta plasa,

O se k’tu po i thon’ more Lulzim Basha!

O moj Serbi, u murin ta prisha,

O k’tu po i thon o Sali Berisha!

O moj Serbi, o zemrën ta kalli,

O k’tu poi thon’ o Azem Hajdari!

O po qan zemra, o n’demokraci e

O t’kem Lulzim Bashën, o kryetar bashkie!

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=gZBTfw171MQ?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Populli po vazhdon të shkruaj këngë. Të tjerë udhëheqës do të gëzojnë çastet e lumtura që të jep ai moment, kur populli të këndon këngë zemre.