Albspirit

Media/News/Publishing

Kurthi i etiketimeve që kthehen në gjykime

Image result for success life

 

“Ne jemi si skulptorët, në mënyrë konstante ndërtojmë imazhin e të tjerëve që për një kohë të gjatë e kemi dëshiruar, dashur, shpesh kundër realitetit, kundër përfitimeve të tyre dhe gjithmonë në fund vjen një zhgënjim sepse kjo nuk ju përshtatet atyre”, thotë Anais Nin. Në fjalët e poetit Anais Nin thuhet se “ne nuk i shohim gjërat ashtu si janë, po ashtu si jemi”. Kjo tregon se pranimi i klasifikimeve të pasakta  mund të krijojë mosmarrëveshje domethënëse ndërmjet pritshmërive dhe realitetit. Nëse diçka relativisht automatike si shqisa e shijimit mund të humbasë nga supozimet e nën-ndërgjegjshme, kjo na bën të habitemi se sa shumë perceptimet kushtëzohen nga eksperiencat e së shkuarës. Tendenca për të etiketuar gjithashtu tregon mënyrën se si i shohim njerëzit dhe marrëdhëniet. Problem nuk janë vetë etiketimet, por se sa të ndërgjegjshëm jemi ne për to. Etiketimet janë thjesht një stenografi mendore për eksperiencat e së shkuarës, që na pregatitin për gjërat që vijnë më pas. Por kur jeni të pavetëdijshëm për këto etiketime, filloni të besoni se janë plotësisht të vërteta, kur në realitet reflektojnë rrethanat në të cilat jeni. Pastaj, në vend që t’iu japin një pikënisje për gjetjen e më shumë informacioneve, etiketimet shkatërrojnë eksperiencat tuaja dhe ju kufizojnë mundësitë për t’u zhvilluar dhe rritur. Është një formë e lehtë e dembelizmit të brendshëm. Kjo në mënyrë të ashpër zvogëlon aftësitë tuaja për të mësuar gjëra të reja sepse tashmë keni krijuar në mënyrë të sforcuar një përfundim të nxituar për eksperiencat tuaja. Kështu që nëse nuk jeni vigjilentë rreth etiketimeve që vijnë në mendjen tuaj, ju do të përfundoni duke përsëritur automatikisht interpretimet e së shkuarës. Rezultati është së kjo përfundon duke përforcuar një grup të tërë besimesh. Është si një rreth: ju etiketoni një situatë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejt prek perceptimet tuaja për situatën aktuale. Dhe pastaj ju reagoni kundrejt të dyjave: etiketimit dhe situatës. Ky reagim për pasojë ndikon në mënyrën se si ju do ta etiketoni situatën në një moment tjetër. E vërteta është se ju tashmë keni një mori pikëpamjesh të formuara që më pare, të cilat kanë zënë vend në mendjen tuaj. Kështu si mund ta këpusni këtë zinxhir? Kjo fillon me të qenit i vetëdijshëm për tendencën për të etiketuar. Etiketimet nuk janë problem, ato bëhen kufizime kur lidhen me një sens të fortë pëlqimi ose mospëlqimi. Ju bëheni të lidhur me bindjet tuaja të pakontrolluara. Më thellësisht, kur lidhen me emocionet, etiketimet aktivizojnë diçka në nivelin fizik. Kjo ‘ndjenjë’ nuk është thjesht  diçka abstrakte në mendje: është një eksperiencë, ndjesi aktuale në trup, e shkaktuar nga një proçes neuro- biologjik, i cili aktivizohet me ndonjë emocion. Shumica prej nesh janë të pavetëdijshëm për këtë ndjesi biokimike. Për të ndaluar që etiketimet të bëhen gjykime ka një praktikë dhe një proces. Duke u përpjekur të jeni të vetëdijshëm dhe të balancuar, ju do të kuptoni se mund të keni një zgjidhje për këtë ekuacion. Kjo është shija e parë e lirisë, e cila përhapet në hapësirën në të cilën ne përjetojmë gjëra në një mënyrë të freskët, të re, shumë e afërt me mënyren se si realisht jemi.

Please follow and like us: