Kush ishte Grigor Voskopojari?
Grigor Voskopojari ishte autor kishtar dhe lëvrues i gjuhës shqipe. Ishte një ndër figurat më të shquara të jetës kulturore të Voskopojës në mes të shek.XVIII. Njihet si nismëtar i krijimit të shtypshkronjës së Voskopojës, të cilën e drejtoi për shumë vjet. Më 1768 u zgjodh peshkop i Durrësit, prandaj u quajt edhe “Grigori i Durrësit”. Shkroi greqisht ndonjë libër fetar a të lidhur me praktikat fetare, si dhe fjalime. Ka dëshmi se u mor gjerë me shkrimin e shqipes; përktheu “Dhjatën e Vjetër”, duke krijuar edhe një alfabet të veçantë. Grigor Voskopojari është ndër shqipëruesit e parë të ungjillit.
Please follow and like us: