Albspirit

Media/News/Publishing

Mirupafshim depresion!

Image result for success life

Kapërcimi i depresionit është i vështirë, ndoshta gjëja më e vështirë që mund të bëni ndonjëherë. Të luftosh kundër depresionit nuk është një shëtitje në park; është një betejë e ashpër. Por nëse ju vendosni t’i bashkoheni betejës, ju mund ta fitoni atë dhe ta largoni depresionin nga mendja juaj. Nëse dëshironi të keni një mendje të lirë nga depresioni, askush nuk mund  t’u ndalojë. Emocionet janë reflektim i mendimeve tuaja. Kur ndryshoni mendimet tuaja, emocionet automatikisht ndryshojnë. Ju nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtembëruara që përsëriten në mendjen tuaj. Në fakt keni nevojë të mësoni si të ndryshoni mënyrën se si ju mendoni dhe emocionet në mënyrë natyrale do të kujdesen për veten e tyre. Ashtu si nata ndjek ditën, kur mendimet tuaja janë të shëndetshme dhe pozitive, emocionet bëhen të shëndetshme dhe pozitive gjithashtu. Sfida me të cilën përballeni në depresion është të ndryshoni mënyrën se si mendoni. Si  mund ta ndryshoni  mënyrën  se  si mendoni? Disa mundësi të tregojnë se si mund ta bëni këtë. Ligji i vetbisedimit pozitiv thotë “Ju e ndryshoni mënyrën se si mendoni dhe ndjeheni duke ndryshuar atë që thoni kur flisni me mendjen tuaj”. Nëse dëshironi të ndryshoni mënyrën se si ndjeheni, duhet të ndryshoni dialogun tuaj të brendshëm. Ju duhet t’i flisni mendjes tuaj në një mënyrë tjetër. Fillimisht duhet të ndaloni së thëni gjëra negative. Kur fjalët negative fillojnë të dalin nga goja juaj, duhet që menjëherë të ndaloni atë që po thoni. Mos i lër fjalët negative të dalin jashtë sepse janë farëra negative që çojnë më shumë mendime dhe emocione negative. Së dyti ju duhet të filloni të thoni gjëra pozitive. Kjo ka të bëjë më vetbisedimin pozitiv. Gjërat pozitive që ju thoni janë bërthama për një mendje dhe jetë pozitive. Ligji i drejtimit pozitiv thotë “Rrota e ndryshimit gjithmonë rrotullohet në drejtimin e asaj që futni në mendjen tuaj”. Ju e shtyni mendjen në një drejtim pozitiv duke futur gjëra pozitive dhe të shëndetshme. Nëse futni mjaftueshëm mendime pozitive në mendjen  tuaj, mund të krijoni një tru pozitiv! Ju nuk jeni të pashpresë dhe jeta juaj nuk është e pashpresë. Jeta juaj përmirësohet menjëherë në momentin që filloni të futni gjëra pozitive në mendjen tuaj. Akti i thjeshtë i leximit të fjalëve pozitive e kthen rrotën e ndryshimit në drejtim pozitiv. Beteja kundër depresionit bëhet në fushëbetejën e fokusit. Ligji i ndryshimit pozitiv thotë “Kur i ndryshoni gjërat tek të cilat shikoni, mënyra se si i shikoni gjërat ndryshon; kur i ndryshoni gjërat për të cilat flisni, mënyra se si ju flisni për gjërat ndryshon; kur ju ndryshoni gjërat për të cilat mendoni, mënyra se si mendoni për gjërat ndryshon”. Ju duhet të shihni, të dhe të mendoni për gjëra pozitive, nëse dëshironi të çliroheni nga depresioni dhe të bëheni një person pozitiv!

Please follow and like us: