Monumentet më të urryera që përkujtojnë diktatorët, rasistët…
Kapela e Benediktit me bazilikën dhe kryqin e lartë 152 metra është një nga monumentet më të vizituara përkundër tmerrit dhe tmerrimit të banorëve lokal..
Kur udhëtojmë ndokund dëshirojmë që të vizitojmë të gjitha monumentet e atij vendi duke i fotografuar ato për ti përjetësuar. Edhe pse përmendoret i përjetojmë si diçka që krenohet edhe popullata locale që poashtu i nderon e respekton, mirëpo në disa raste kjo nuk është ashtu. Nëse rruga ju shpien në disa nga këto vende mos kërkoni udhëzimepër këto përmendore …
1. Lugina e të vdekurve, Madrid, Spanjë
Kapela e Benediktit me bazilikën dhe kryqin e lartë 152 metra është një nga vendet më të vizituara në Madrid. Aty është varrosur gjenerali Francisco Franco. Edhe pse është vend i pashmangshëm për turistët, banorët lokal e urrejnë. Diktatori brutal ka urdhëruar ndërtimin e këtij monumenti për nderë të atyre që kanë vdekur duke luftuar gjatë kohës së Luftës qytetare në Spanjë në vitet e 1930-tave. Por, Franco i ka detyruar të burgosurit politik që bazilikën ta gdhendin në mal. Spanjollët janë tmerruar për shkak të kësaj, por edhe sot e kësaj dite tmerrohen e veçanërisht për shkak se shumë të burgosur aty kanë vdekur gjatë ndërtimit të bazilikës. Prandaj edhe më tej ata përpiqen që ta heqin këtë monument që i përkujton në gjeneralin Francisko Franco.
- Pallati i Parlamentit, Bukuresht, Rumuni
Ndërtesa e Parlamentt rumun në Bukuresht gjatë natës shkëlqen dhe është terheqëse për turistët nga e gjithë bota. Por, kur kuptojnë se diktatori Nicolae Ceausescu fillimit dhe pikë së pari e ka ndërtuar për vete, menjëhere largohen nga aty sapo të kenë shkrepur ndonjë foto. Një këshillë: mos kërkoni sarime nga rumunët se sit ë arrini deri te kjo ndërtesë…
- Fanari i Kolumbos, Santo Domingo Este, Republika Dominikane
Polemikat se a janë vërtetë eshtrat e Kristofor Kolumbos në në kapelë, në qendër të këtij fanari në formë kryqi akoma nuk dihet por ashtu supozohet. Ajo që dihet është se janë dëbuar banorët e varfër nga ky rajon për të liruar vend për ndërtimin e kësaj ndërtese. Aq mëtepër irituese është se gjatë kyçjes së parë të rrezeve të dritës në këtë fanar, ka shkaktuar ndërprerjen e rrymës elektrike në tërë pjesën e qytetit.
- Skulptura e Nathan Bedford Forrestit, Memphis, SHBA
Kjo është sipas të gjitha gjasave përmendorja më e urryer në botë, sepse nderon njërin nga themeluesit e Ku Klax Klanit, të Nathan Bedford Forrestit. Shpesh “stoliset” me grafite si p.sh. “Jeta e zezakëve është e vlefshme” ndërsa autoritetet e qytetit Memphis janë obliguar që ta largojnë-heqin këtë përmendore dhe të bëjnë ekshumimin e varrit të Forrestit por kjo akoma nuk ka ndodhur.
- Skulptura e Petrit të Madh, Moskë, Rusi
Kjo përmendore e lartë afro 200 metra sipas mendimit të turistëve dhe moskovitëve, është shumë dhe tepër e shëmtuar. Pos kësaj, moskovitët nuk e duan sepse i përkujton në mbretin rus që e sipas mendimit të turistëve dhe moskovitëve. Pos kësaj moskovitet nuk e duan sepse i përkujton në mbretin rus që e “çnderoi Moskën” duke e shpallur kryeqytet të Rusisë Sankt Petersburgun.
- Mount Rushmore: Keystone, SHBA
Amerikanët e duan, indijanët jo aq shumë. Mount Rushmore, respektivisht mali ku në shkëmb janë gdhendur kokat e katër presidentëve të Amerikës, ndodhet në tokën e shenjtë, që Qeveria e Amerikës ua ka marrë indijanëve. Pos kësaj kokat e presidentëve janë përkujtim në ardhacakët europian që kanë vrarë shumë indijan kur ua kanë marrë tokat.