Albspirit

Media/News/Publishing

Mposhtja e veseve të këqija

 Image result for thinking positive

Shumë njerëz duan t’i mposhtin veset e tyre të këqija, por edhe pse bëjnë edhe më të mirën e mundshme për t’i luftuar këto vese sërish dështojnë pasi janë përpjekur shumë herë. Në mënyrë që të jeni të aftë të mposhtni një ves të keq, nuk u duhet të ndiqni këshilla të përgjithshme por duhet  të arrini një kuptim më të thellë të vetes dhe pastaj të gjeni mënyrën më të mirë që mund t’iu ndihmojë të largoni këtë ves. Në këtë material do të mësoni se si t’i mposhtni veset e këqija. Çelësi për t’i mposhtur këto vese është që së pari t’i kuptosh ato. Ndryshe nga besimet e zakonshme veset e këqija nuk zhvillohen si rezultat e provimit të diçkaje dhe pëlqimit të saj, por janë zhvilluar sepse e ndihmojnë personin të mbushë disa boshllëqe psikologjike në personalitetin e tij. Për shembull, gjatë adoleshencës disa adoleshentë fillojnë të pinë duhan në mënyrë që të duken më mashkullorë përpara shokëve të tyre sepse kanë pasiguri rreth mashkullorësisë së vet dhe aftësisë së tyre për ta përballuar jetën si burra. Tani ju do të jeni duke pyetur veten se pse këto persona përballojnë të pinë duhan si të rritur dhe dështojnë të mposhtin vesin e pirjes së duhanit edhe pse nuk janë më adoleshentë? Përgjigja është e thjeshtë: këta persona kanë ende një boshllëk psikologjik që duhanpirja e mbush. Shumë njerëz pijnë duhan kur ndjehen të stresuar në mënyrë që të kthejnë sensin e tyre të kontrollit. Mposhtini veset tuaja të këqija duke kuptuar veten! Tani në mënyrë që të mposhtni veset e këqija duhet t’i bëni vetes pyetjen e rëndësishme: çfarë boshllëku psikologjik po përpiqem të mbush duke patur këtë ves? A po veproj kështu për t’u ndjerë me vlerë? A po veproj kështu sepse kjo më bën të ndjehem në kontroll? Sapo të gjeni përgjigjen ju duhet pastaj të punoni për të gjetur një alternativë më të mirë që do t’iu ndihmojë ju të arrini qëllimet tuaja në vend që të keni atë ves të keq. Mbi të gjitha nën-ndërgjegjies tuaj nuk i intereson vesi juaj i keq, por i intereson të përmbushë një dëshirë të pavetëdijshme. Nëse psh ju zbuloni se keni një zakon të caktuar sepse ju mungon vetëbesimi, atëherë mposhtja e këtij vesi në këtë rast ka të bëjë vetëm me krijimin e vetëbesimit. Shumë nga veset që kemi, kanë qëllimin e njëjtë të zakonshëm të rritjes së vlerave të vetes dhe na bëjnë ne të ndjehemi mirë. Një person që dyshon në aftësinë e tij për të patur sukses mund të zhvillojë zakonin e keq të zvarritjes së gjërave jo sepse e urren një detyrë, por sepse në mënyrë të pavetëdijshme nuk dëshiron të testojë vlerat e vetes. Prandaj veset e këqija nuk mund të mposhten nëpërmjet këshillave të përgjithshme të tilla si “bëhu pozitiv” ose “bëhu këmbëngulës,” por mund të ndodhë vetëm nëse arrini të mbushni atë boshllëk psikologjik në një mënyrë tjetër që nuk është lënduese. Mposhtja e një vesi të keq mund të arrihet edhe duke zhvilluar një zakon të mirë. Ndonjëherë është shumë e vështirë të mposhtësh një ves të keq sepse ekziston një nevojë e madhe për të në jetën e një personi. Psh një njëri mund të shohë televizor gjithë kohës sepse ndryshe ai do të ndjehej shumë i mërzitur. Në një rast të tillë vesi i keq mund të largohet duke zhvilluar një zakon të ri që mund të zëvendësojë atë. Ky person mund ta zgjidhë këtë problem duke zhvilluar një zakon të mirë të tillë si stërvitja ose madje duke dalë me shokët më shpesh. Mbi të gjitha ai e ka zhvilluar këtë ves të keq sepse ndjehej i mërzitur dhe kështu në qoftë se arrin të gjejë ndonjë mënyrë tjetër për të vrarë mërzinë do të jetë në gjendje  të mposhtë vesin e tij të keq.

Please follow and like us: