Ndryshimi fillon nga zemra
“Zemra e njerëzve ndjen gjëra që syri nuk mund t’i shohë dhe di atë që mendja nuk mund ta kuptojë”, thotë Robert Valett. Shëndeti fillon me dashurinë dhe ajo mund të reduktojë stresin. Kjo është një metodë që është përdorur nga qindra njerëz në gjithë botën. Kjo metodë e thjeshtë po e ndryshon botën. Ajo për të cilën keni nevojë është dashuria. Kjo gjë ka rezultuar e vërtetë për shumicën e njerëzve. Sfida e vërtetë është: si ta krijoni dashurinë? Shumë kërkime kanë treguar se emocionet punojnë më shpejt dhe janë më të fuqishme se mendimet. Dhe kjo kur bëhet fjalë për qëniet njerëzore: zemra është më e rëndësishme se truri për një mirëqënie dhe shëndet të përgjithshëm, madje edhe për funksionin njohës. Dominanca e saj brenda trupit është tashmë e demostruar qartësisht. Është e domosdoshme të mendoni qartë! Por të ndjerit pozitiv me zemër ju jep një rritje të mrekullueshme të krijimtarisë dhe shëndetit. Ripërjetimi për një kohë të shkurtër i një kujtimi që ju e doni, krijon sinkronizim në zemrën tuaj dhe ritëm të dukshëm. Kjo rrit çlirimin e hormoneve energjike dhe të shëndetshme, ndërkohë që në të njëjtën kohë ul nivelet e homoneve të stresit të cilat janë dëmtuese; në të njëjtën kohë sistemi juaj imunitar fuqizohet, përmirësohet shëndeti dhe rritet përqendrimi. Stresi është një fatkeqësi, një epidemi që përhapet shpejt. Stresi është një nga shkaqet më të rëndësishme të rritjes së presionit të gjakut. Stresi i ka bazat nga depresioni dhe nga lodhja. Lajmi i mirë është se efektet negative të stresit mund të luftohen në mënyrë efektive më lehtësisht sesa ju mund ta imagjinoni. Kjo çon në një performancë më të mirë në çdo aspekt të jetës. Një pjesë njerëzish çohen në seminare për stresin; ofrohen leksione për Joga në zyra qendrore kompanish të ndryshme. Dhe ka madje kompani që i inkurajojnë punonjësit e tyre të marrin pushime. Kuptimi i lehtësimit nga një leksion Joga ose një fundjavë në plazh humbet shpesh në bisedën e parë që bëni me një koleg të irrituar. Një strategji e suksesshme anti- stres jep rezultate mjaft të mira në momentin që përjetohet stresi. Kur njerëzit përjetojnë dashuri, ato nuk ndjehen vetëm të lumtur dhe plot gëzim, por tek ato prodhohen gjithashtu më shumë hormone që parandalojnë plakjen dhe ju japin ndjesinë e rinisë dhe vitalitetit. Në të njëjtën kohë reduktohet prodhimi i hormoneve të stresit si është kortizoli. Nivelet e larta të kortizolit shoqërohen me sëmundjen e Alzhajmerit, diabetit, depresionit dhe lodhjes. Ndjenjat pozitive si dashuria përmirësojnë shëndetin. E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Dikush i cili është i intatosur prodhon më pak hormone që parandalojnë plakjen dhe më shumë kortizol. Një ndryshim i zemrës ndryshon gjithçka. Por si mund ta ndryshoni zemrën? Është shumë më e thjeshtë sesa duket. Nëse ju në mënyrë konstante e përqendroni vëmendjen tek një emocion pozitiv, si vlerësimi dhe kujdesja ose nëse lejoni mendimet tuaja të rikthehen në kujtime të bukura që ju i doni, ritmi i zemrës ndryshon menjëherë. Më pak stres dhe më shumë shëndet, është sigurisht mjaftueshëm. Thjesht mendoni se si ndjeheni në praninë e dikujt i cili është person i vlerësuar, krahasuar me të qënit pranë dikujt të inatosur dhe frustruar. Nëse ritmi i zemrës suaj është koherent, ekziston një shans që mjedisi juaj do të sillet gjithashtu në mënyrë koherente. Një mjedis i shëndetshëm fillon me shëndetin tuaj personal. Ndryshimi i botës fillon nga ju. “Ajo për të cilën ju keni nevojë është dashuria”, thotë John Lennon. Kjo është shumë e thjeshtë.
Citate për mendimin pozitiv që frymëzojnë sjelljet pozitive
“Ne jemi ajo që mendojmë se jemi. Gjithçka që jemi rrjedh nga mendimet tona. Me mendimet tona, ne bëjmë botën tonë”, thotë Buda.
Tani më shumë se kurrë duket sikur njerëzit kanë nevojë t’i kujtosh të mendojnë pozitivisht çdo sekondë të ditës. Mendimi pozitiv është shumë i nevojshëm për t’u përshtatur me shqetësimet në rritje që vijnë si pasojë e krizës ekonomike globale dhe rritjes së papunësisë me të cilën po përballen shumë njerëz. Për aq kohë sa situatat stresuese në jetë janë realitet që mund t’iu prekë të gjithë në mënyrë negative dhe t’iu shkaktojë irritim ose shqetësim, ju ende duhet të zgjidhni në mënyrë të vetëdijshme ta përballoni çdo situatë që ju shfaqet me një sjellje pozitive. Mbajtja e një pikëpamje pozitive mund të bëhet sfiduese kur ndjeheni i dobët dhe kjo është shumë e kuptueshme. Sidoqoftë, fakt është që mendja juaj është çelësi për të krijuar rrethana më të mira për veten dhe është në të mirën tuaj ta përdori atë gjërësisht. Citatet për mendimin pozitiv nga komunitete të mëdha ose udhëheqës shpirtërorë, filozofë, shkencëtarë dhe njerëz të zakonshëm në gjithë historinë kanë qenë të dokumentuara dhe vazhdojnë të jenë sepse ndihmojnë në udhëheqjen tuaj drejt kornizave të mendjes, të cilat janë frymëzuese.
Citate pozitive të tilla si “Ndryshoni mendimet tuaja dhe ju mund të ndryshoni botën tuaj” janë përfundimisht ideja më e mirë për t’i përvetësuar dhe t’i shtoni në krye të listës, ndërkohë që shkoni përpara në arritjen e qëllimit tuaj për të jetuar një jetë më të mirë. Mbaje këtë të qartë gjatë gjithë kohës dhe vendosi këto fjalë me vlerë në praktikë çdo ditë. Ne të gjithë duhet të shohim rrotull dhe të marrim në konsideratë çdo gjë që përdorim çdo ditë për të parë duke vepruar me mendimin pozitiv. Kompjuterat tuaj, mobiljet, strukturat rreth jush dhe çdo shpikje ka filluar si një mendim. Ato të gjitha u materializuan sepse mendimi ekzistoi në mendjen e dikujt fillimisht. Këta krijues të suksesshëm qartësisht menduan që mendimet që patën ishin të vlefshme dhe ky besim i lejoi të ndjekin ndjenjat e tyre të cilat ju vinin nga zemra. Realiteti ynë është krijuar nga gjërat që njerëzit mendojnë dhe pastaj veprojnë për t’i vënë në jetë këto ide. Shumë shpesh këto janë njerëzit të cilët bëhen simbole të mendimit pozitiv…
“Besoni është e mundur t’i zgjidhni problemet tuaja. Besoni që përgjigjia do të vijë”, thotë Norman Vincent Peale.
E folura pozitive, puna jonë ose pasuria nuk janë përkufizim i asaj çka ne jemi. Ne jemi të gjithë qenie individuale që krijojmë realitetin tonë me mendimet tona dhe në qoftë se në mënyrë të vetëdijshme praktikojmë mendimin pozitiv jeta jonë nuk do të jetë aq e kënaqshme se dëshirojmë të jetë.
“Ju jeni gjithmonë qënie me vlera, jo sepse dikush thotë kështu, jo sepse ju jeni të suksesshëm, jo sepse ju fitoni shumë para, por sepse ju vendosni ta besoni këtë dhe për asnjë arsye tjetër”, thotë Wayne Dyer.
Njerëzit kanë aftësinë unike për të ndryshuar mendjen e tyre nga negative në pozitive dhe të kenë sjellje pozitive në jetë. Nuk është kurrë shumë vonë për ta trajnuar mendjen të përdorë mendimin pozitiv sepse kjo është një zgjedhje e vetëdijshme që çdo njeri është i lirë ta bëjë në një kohë të caktuar. Mbajtja e një sjellje mendore pozitive kërkon një zotim për të ndryshuar mënyrën se si ju e lejoni veten të mendojë në çdo rast dhe kjo do të kërkojë kohë për t’u bërë një mënyrë jete nëse është diçka që nuk e vendosni në praktikë rregullisht. Sidoqoftë, lajmi i mirë është se citatet e mendimit pozitiv frymëzojnë sjellje pozitive dhe janë një ndihmesë e madhe për të qëndruar i fokusuar tek pozitivja. Citatet për mendimin pozitiv ndezin dëshirën për të qënë më të mirët. Ato gjithashtu ju frymëzojnë të shikoni pozitiven në çdo konflikt që ju hasni në udhëtimin tuaj fantastik përmes jetës sepse “Mendimi pozitiv do t’iu lejojë ta bëni çdo gjë më mirë sesa mendimi”, thotë Zig Ziglar dhe “Çdo gjë pozitive është më mirë se diçka negative”, pohon Elbert Hubbard.