Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshimi i detyruar është joefikas

Image result for thinking positiveSapo ne e ndryshojmë imagjinimin, kjo bëhet punë e nën-ndërgjegjies krijuese për ta përshtatur me realitetin tonë. Detyra e nën-ndërgjegjies është të na bëjë të veprojmë ashtu siç e shohim veten tonë si person, në mënyrë që të ruajë një mendje të shëndoshë. Ne nuk mund që në mënyrë të qëndueshme të veprojmë ndryshe. Sfida është të ndyshojmë mënyrën se si ne e shohim veten. Gabimet tona të së shkuarës ishin se përpiqeshim shumë që të ishim ndryshe nga imagjinimi ynë. Gabimi është se përpjekjet e shumta do të shkaktojnë ankth dhe do të shmangin ndryshimet. Vetimagjinimi ynë kontrollon performancën dhe ne automatikisht dhe lehtësisht veprojmë në mënyrën se si e shohim veten tonë. Nëse ne përpiqemi të sforcojmë veten që të mos pimë duhan, të humbasim peshë ose të bëjmë ndonjë ndryshim tjetër në jetët tona, pa ndryshuar fillimisht  imagjinatën tonë, ne duhet ta shtyjmë veten të bëjë ndryshimin. Për aq kohë sa në mënyrë të vetëdijshme fokusohemi tek ndyshimi që dëshirojmë, ne do të kemi progres. Por në momentin që harrojmë të bëjmë përpjekje të vetëdijshme, do të kthehemi mbrapsh tek zakonet tona të vjetëra sepse gjithmonë veprojmë si e shohim se jemi veten. Kur sforcojmë veten për të ndryshuar, ne i shkaktojmë shumë stres dhe tension në sistemin tonë nervor sepse po e detyrojmë veten të jetë ndryshe nga imagjinimi ynë i vetëdijshëm. Në momentin që e lëshojmë veten,  kthehemi tek imagjinata jonë dominante ose tek mekanizmi i kontrollit. Përdorimi i pohimeve dhe përfytyrimit riprogramon imagjinatën tonë. Është gjithashtu e rëndësishme që ndërkohë që po përfytyron veten si një person të ri, ti thjesht sillu si sillesh gjithmonë. Mos e detyro veten të jetë si personi i ri. Mos u përpiq shumë të jesh ashtu siç pohon apo imagjinon. Thjesht relaksohu dhe ji vetja. Kujto, ne po ndryshojmë sistemin automatik drejtues të nën-ndërgjegjies. Ne nuk jemi të shqetësuar rreth performancës apo sjelljes së kohëve të fundit. Nëse ne ndryshojmë imagjinatën, ndryshimi në sjelljen dhe performancën tonë ndodh  automatikisht. Thjesht vepro çdo ditë si personi i vjetër që ishe. Nëse përdor pohime dhe iamgjinatën, personi i ri që do të bëhesh po ndryshon pak nga pak. Shumë shpejt ti automatikisht do të bëhesh personi që dëshiroje të ishe. Është e vlefshme të përmendësh përsëri: Mos u përpiq të ndryshosh performancën ose sjelljen tënde! Fillimisht ndysho imagjinatën tënde. Gabimi më i madh që shumica e njerëzve bëjnë është që ato përpiqen të tejkalojmë përfytyrimin e tyre. Disa njerëz kanë vështirësi në arritjen e një imagjinimi të qartë në mendjen e tyre. Ka njerëz të cilët dëgjojnë ose ndjejnë më shumë se ato në të vërtetë përfytyrojnë, kështu që ato nuk arrijnë një përfytyrim të mirë, të qartë.  Këta njerëz janë “jovizionarë”. Nëse je një njëri pa vizione, do të kesh sens  subjektiv apo ndjesi të rritur. Nëse kjo është e vërtetë, thjesht përqëndrohu tek ndjenjat në vend të përfytyrimit. Ndonjëherë nuk kemi një imazh të qartë sepse nuk jemi të relaksuar mjaftueshëm.  Shihe vetën thjesht sikur je i sigurtë dhe i relaksuar, ndërkohë që je me shokët e tu. Ndje ndjesinë e arritjeve. Përsërite atë lloj skene përsëri dhe përsëri dhe nën-ndërgjegjia jote do të ndjejë se ti e ke bërë atë si shumë herë të tjera. Kur je në atë situatë, ti do të veprosh ashtu siç je. Si je ti? Ashtu siç e ke përfytyruar veten.

Please follow and like us: