Albspirit

Media/News/Publishing

Ndrysho projektimin e vetëdijes tënde

Image result for thinking positive

Secili prej nesh ka mendje dhe do të duhej të dijë se si ta shfrytëzojë atë. Janë dy nivele të mendjes së njeriut: i vetëdijes ose racional, si dhe i ndërdijes ose irracional. Njeriu mendon me pjesën e vetëdijshme të mendjes së vet. Çdo gjë që mendon shkon në ndërdije, pastaj, si forcë krijuese, nga thellësitë e veta, udhëheq veprimet e njeriut. Pra, ndërdija është selia e të gjitha ndjenjave, por edhe pjesë krijuese e personit. Po qe se mendoni për diçka të mirë, e mira do t’ju ndodhë; po qe se keni mendime të këqija do t’iu ndjekin ngjarjet e këqija. Mendja e njeriut pikërisht në këtë mënyrë punon. Vetëdija është pjesë e mendjes që mendon. Asaj i takon aktiviteti i të përcaktuarit, i të zgjedhurit, psh, i zgjedhni librat që do t’i lexoni, vendin ku do të banoni, personin me të cilin do të jetoni. Me një fjalë, vetëdija i bie të jenë vendimet. Vetëdija ndonjëherë quhet mendje objektive, sepse merret me pamjen e jashtme. Mendja objektive ka për detyrë njohjen e botës objektive. Për këtë qëllim asaj i shërbejnë pesë ndjenja fizike. Ajo është udhërrëfyese dhe drejtuese e të gjitha kontakteve të njeriut me rrethin. Të gjitha njohuritë që i posedoni i keni fituar me ndihmën e pesë ndjenjave. Mendja objektive mëson me anë të vështrimit, të përvojës dhe të arsimimit. Siç është thënë më parë, funksioni më i rëndësishëm i mendjes objektive është të përfunduarit. Paramendoni se jeni turist në Los Anxheles. Në bazë të vështrimit të parqeve, të kopshteve, të ndërtesave madhështore dhe të shtëpive e banesave luksoze do të vini në përfundim se keni të bëni me një qytet shumë të bukur. Kjo është mënyra se si vepron mendja juaj objektive.
Qëllimi i ushtrimit të vetëdijes është të zëvendësojë një sistem besimi të gabuar me të vërtetën. Nën-ndërgjegjia jote mund të imagjinojë çfarë i është dhënë asaj në disa forma. Mendimi nuk influencon vetëm format, por ai gjithashtu bëhet formë ose efekt. Kombinimi i ndërgjegjies dhe nën-ndërgjegjies është quajtur vetëdije. Vetëdija është gjithmonë shkaku i çdo gjëje në jetën tuaj. Efektet ose rezultatet që prodhoni në jetën tuaj  gjithmonë do të jenë të barabarta me shkakun. Kështu para se të ndryshohet ndonjë efekt, duhet të bëhet një ndryshim në atë çfarë e shkaktoi këtë efekt. Përsëri, shkaku është gjithmonë vetëdija. Në fund të fundit, nuk ka asgjë në jetë përveçse shkak dhe efekt. Çdo gjë që ne përjetojmë në jetë është rezultat i një shkaku që ne kemi vënë në lëvizje. Ka gjithmonë veprim dhe kundërveprim, mbjellje dhe korrje. Ligji i Mendjes punon me saktësi matematikore. Është e domosdoshme që të kuptojmë rëndësinë e vetëdijes. Teknikat mund të mësohen gjithmonë, por vetëdija  mund të zhvillohet nëpërmjet të menduarit të drejtë. Vetëdija është shpalosje e personit që ti je realisht dhe moralit brenda teje. Por konsiderata më e rëndësishme, e cila është vetëdija, është harruar. Dikush mund të ndërtojë një model vetëdije përpara se të bëhet me të vërtetë  krijues. Në këtë rast, një person që shet mund të ndërtojë një model vetëdije rreth asaj që dëshiron të japë përmes proçesit të shitjes. Vetëdija është gjithmonë shkaku i çdo gjëje. Jeta juaj sforcon arritjet përtej kohës dhe hapësirës në sektorin e ekzistencës. Vetëdija që ju projektoni në formën e mendimeve, perceptimit, vizionit dhe pritshmërive ka një impakt shumë real tek bota. Në fakt, shumë nga gjërat që ju shihni dhe përjetoni janë rezultat i krijimit të  vetëdijes tuaj. Ky është Ligji i Manifestimit, një ligj që funksionon në të njëjtën mënyrë si për Universin ashtu edhe për ekzistencën tuaj. Ajo shfaq një të vërtetë thelbësore në Kozmos: Vetëdija krijon realitetin. Kjo është botërisht e vërtetë dhe vetëdija juaj individuale nuk mund të çlirohet nga ndërlikimet e saj. Vetëdija krijon drejtimin e realitetit të të gjithë llojeve të Manifestimit. Vetëdija është gjithmonë elementi fillestar. Mund të jetë shumë çliruese që më në fund të kuptoni që vetëdija juaj është prodhuesi primar i situatave dhe njerëzve që formojnë tapicerinë e jetës suaj. Dhe nëse nuk të pëlqejnë gjërat që ke përjetuar, ka gjithmonë diçka që mund të bësh: ndrysho projektimin e vetëdijes tënde dhe kështu përcakton ekzaktësisht çfarë dëshiron të krijosh!

Please follow and like us: