Albspirit

Media/News/Publishing

Nëntë hapa për rrjedhshmëri në punë

Image result for thinking positive

“Mos u zhytni në të shkuarën, mos ëndërroni për të ardhmen, përqendrojeni mendjen tek moment i tanishëm”, thotë Buddha. A e keni humbur ndonjëherë veten tuaj në punë, aq shumë sa humbet sensin e kohës? Të qëni të konsumuar në një punë, që për shumicën e njerëzve mund të jetë e rrallë, është një gjendje që quhet Rrjedhje. Është një nga çelësat e lumturisë në punë dhe një përfitim i këndshëm është se jo vetëm redukton stresin por rrit edhe produktivitetin tuaj. Jo keq, ë? Çfarë është Rrjedhshmëria? Është një gjendje e mendjes që ju arrini kur jeni tërësisht të zhytur në një punë, duke harruar botën e jashtme. Kur jeni në një gjendje rrjedhshmërie ju:

  • Jeni plotësisht i fokusuar tek puna që keni në dorë;
  • Harron veten, të tjerët dhe botën rreth jush;
  • Humbisni sensin e kohës;
  • Ndjeheni të lumtur dhe në kontroll;
  • Bëheni krijuesë dhe produktivë.

Rrjedhshmëria, të qënit prezent, fokusim i plotë vetëm në një punë dhe gjetja e një sensi qetësie dhe lumturie në punën tuaj; kjo është ekzaktësisht  Rrjedhshmëria. Pse është e rëndësishme ajo? Aftësia për t’u përqëndruar vetëm në një punë të vetme është një nga çelësat drejt produktivitetit. Produktiviteti i vërtetë është ai lloj ku ju në të vërtetë arrini qëllimet tuaja, ku përmbushni gjëra të rëndësishme dhe që zgjatin shumë. Produktivitet do të thotë cilësi jo sasi. Sapo të keni mësuar të fokusoheni në këto lloje projektesh dhe detyrash të rëndësishme, rrjedhshmëria ka të bëjë me mënyrën se si i përfundoni ju këto punë. Ju humbisni veten në këto detyra të rëndësishme dhe sfiduese dhe në vend që të ndërpriteni në mënyrë konstante nga gjëra të vogla (thirrje, email), jeni të aftë të fokusoheni mjaftueshëm tek punët në mënyrë që t’i përfundoni më të vërtetë ato. Dhe duket e humbur veten tek këto punë, ju kënaqeni më shumë. Reduktoni stresin dhe rritni cilësinë e gjërave që bëni. Arrini gjëra të mëdha në vend që thjesht të jeni të zënë. Rrjedhshmëria është çelësi i gjithë kësaj. Po si t’i arrini Rrjedhshmëri dhe Lumturinë në punën tuaj? Këtu janë hapat kryesorë për të arritur përfitime nga Rrjedhshmëria:

Zgjidhni punë që ju pëlqejnë! 

Nëse ju keni frikë nga një punë, ju do ta humbisni kohën tek ajo. Nëse puna juaj është e përbërë nga gjëra që i urreni, ju do të dëshironi të gjeni një punë tjetër. Ose do kërkoni projekte që doni t’i bëni dhe që mund t’i përfshini në punën aktuale. Sigurohuni, që çfarëdo pune që zgjidhni të jetë diçka që mund ta bëni me pasion.

Zgjidhni një punë të rëndësishme!

Ka punë që ju i doni, të cilat janë të thjeshta dhe të parëndësishme, por ka edhe punë që i doni që mund të kenë një ndikim afatgjatë në karrierën dhe jetën tuaj. Zgjidhni të dytën, meqë mund të jetë një përdorim më i mirë i kohës suaj dhe i Rrjedhshmërisë.

Sigurohuni që është punë sfiduese, por jo shumë e vështirë!

Nëse një detyrë është shumë e thjeshtë, ju do të jeni të aftë ta përmbushni atë pa shumë sforcim. Një detyrë duhet të jetë mjaftueshëm sfiduese që të ketë gjithë përqëndrimin tuaj. Sidoqoftë, nëse ajo është shumë e vështirë, do ta keni të vështirë të humbisni tek ajo, sepse do të përqëndroheni thjesht duke u përpjekur të kuptoni si ta bëni atë ose do të hiqni dorë i dekurajuar. Duhen disa prova për të gjetur punë me shkallë  të përshtatshme vështirësie.

Gjeni qetësinë tuaj, drejtoni kohën! 

Në fakt këto janë dy hapa të grupuara në një. Fillimisht, ju do të doni të keni një kohë të qetë ose ndryshe kurrë nuk do të jeni në gjendje të fokusoheni. Kjo kohë mund të jetë herët në mëngjes sapo ju zgjoheni ose herët gjatë ditës së punës kur shumica e njerëzve nuk kanë arritur ende dhe pinë kafenë e tyre. Ose mund të përpiqeni në pushimin e drekës kur njerëzit janë jashtë zyrës. Mbrëmjet janë të mira gjithashtu për shumë njerëz për t’u qetësuar. Ose nëse jeni me fat, mund të qetësoheni në çdo orë të ditës nëse gjeni një vend të qetë. Gjeni kohën kur keni shumë energji dhe mund të përqendroheni!

Hiqini shpërqendrimet! 

Përveç gjetjes së një vendi për t’u qetësuar dhe një vendi për të punuar, ju do të dëshironi të largoni gjithë gjërat që ju shpërqendrojnë. Kjo do të thotë të heqësh muzikën shpërqendruese, telefonat dhe çdo gjë tjetër që mund të shfaqet ose të bëjë zhurmë dhe të ndërpresë mendimet tuaja.

Mësoni të fokusoheni tek detyrat sa më gjatë që të jetë e mundur! 

Kjo kërkon praktikim. Ju duhet të filloni më detyrën që keni zgjedhur dhe të fokusoheni tek ajo sa më gjatë që të mundeni. Fillimisht, shumë njerëz kanë vështirësi. Por përpiquni dhe vazhdoni ta çoni vëmendjen tek detyra juaj. Do të përmirësoheni. Dhe nëse mund ta mbani vëmendjen tek kjo detyrë, pa u shpërqëndruar dhe nëse detyra juaj ka qenë e zgjedhur mirë ju mund ta humbisni veten tek Rrjedhshmëria.

  1. Kënaqeni veten!

Ta humbasësh veten në Rrjedhshmëri është një gjë e mrekullueshme. Ndjeheni shumë mirë kur jeni me të vërtetë të aftë të futni veten në diçka që ia vlen, për të bërë progres të madh në një projekt ose punë të rëndësishme, për të bërë diçka që e keni pasion. Merrni kohë për të vlerësuar këto ndjenja!

Praktiko! 

Përsëri kjo gjë kërkon praktikë. Secili hap do të dojë pak praktikë, që nga gjetja e një vendi të qetë për veten, tek largimi i shpërqendrimeve, deri tek zgjedhja e një detyre të saktë. Dhe veçanërisht mbajtja e fokusit tek një detyrë për një kohë të gjatë, është e rëndësishme. Por çdo herë që ju dështoni përpiquni të mësoni nga ajo. Sa herë që keni sukses, ju duhet gjithashtu të mësoni nga kjo. Dhe sa më shumë që praktikoni, më shumë do të përmirësoheni.

Mbidhni shpërblimet! 

Përveç kënaqësisë së përfshirjes në Rrjedhshmëri, ju gjithashtu duhet të jeni të lumtur me punën tuaj. Do të përmbushni detyra të rëndësishme më shpesh, në vend që të filloni dhe të ndalonin herë pas here. E gjitha kjo është shumë e kënaqshme dhe shpërblyese. Vlerësojeni këtë dhe praktikoni çdo ditë! “Aftësia për t’u përqendruar për një kohë të konsiderueshme është thelbësore për arritjet e mëdha”, thotë Bertrand Russell.

Please follow and like us: