Pesëmbëdhjetë gjëra që duhet të hiqni dorë!
Këtu është lista e pesëmbëdhjetë gjërave prej të cilave nëse hiqni dorë do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe shumë më të lumtur. Ne mbahemi te shumë gjëra që na shkaktojnë shumë dhimbje, stres dhe vuajtje dhe në vend që t’i largojmë të gjitha, në vend që ta lejojmë veten tonë të lirë nga stresi dhe të jemi të lumtur, kapemi pas tyre. Jo më! Duke filluar që sot ne do të heqim dorë prej të gjithë gjërave që nuk na shërbejnë më dhe kështu do të arrijmë ndryshime. Gati?
Hiqni dorë nga nevoja për të patur gjithmonë të drejtë!
Shumë prej nesh të cilët nuk mund ta kuptojnë idenë e të qenit gabim duke pritur që gjithmonë të kenë të drejtë, madje edhe me rrezikun për të përfunduar marrëdhënie të rëndësishme ose për të shkaktuar shumë stres dhe dhimbje tek vetja dhe tek të tjerët. Thjesht nuk ia vlen kjo. Kurdo që ndjeni nevojën ‘urgjente’ të gjykosh kush ka të drejtë dhe kush është gabim, bëji vetes këtë pyetje: “A duhet më mirë të jem i drejtë apo më mirë të jem i këndshëm”? Çfarë ndryshimi do të bënte kjo? A është më të vërtetë kaq e madhe egoja juaj?
Hiqni dorë nga nevoja për të kontrolluar!
Duhet të hiqni dorë nga nevoja për të kontrolluar çdo gjë që ndodh tek ju dhe rreth jush: situatat, ngjarjet, njerëzit dhe lejoni çdo gjë dhe këdo të jenë ashtu siç janë realisht dhe do të shikoni se sa mirë do të ndjeheni. Bota është fituar nga ato që i lënë gjërat dhe njerëzit e lirë. “Bota është përtej fitores”, thotë mendimtari i lashtë aziatik Lao Tzu.
Hiqni dorë nga fajësimi!
Të hiqni dorë nga nevoja për të fajësuar të tjerët për çfarë keni dhe çfarë nuk keni, çfarë ndjeni ose nuk ndjeni. Ndaloni së treguari fuqitë tuaja dhe filloni të merrni përgjegjësi për jetën tuaj!
Hiqni dorë nga vetëbisedimi vetëshkatërrues!
Sa njerëz e lëndojnë veten për shkak të mendimeve të tyre negative, të pista dhe përsëritëse vetë shkatërruese? Mos besoni çdo gjë që ju thotë mendja juaj, sidomos kur janë gjëra negative dhe vetëshkatërruese. Ju jeni më shumë se kaq. “Mendja është një instrument madhështor nëse përdoret si duhet. E përdorur gabimisht, ajo bëhet shumë shkatërruese”, thotë Eckhart Tolle.
Hiqni dorë nga besimet e kufizuara!
Hiqni dorë nga besimet e kufizuara rreth asaj çfarë mund ose të bëni ose të mos bëni, çfarë është e mundur ose e pamundur. Që nga ky moment, ju nuk do t’i lejoni besimet tuaja të kufizuara t’u mbajnë të ngulur në vendin e gabuar. Hapini krahët dhe fluturoni! “Një besim nuk është një ide që zotërohet nga mendja, është një ide që zotëron mendjen”, thotë Elly Roselle.
Hiqni dorë nga ankesat!
Hiqni dorë nga nevoja juaj konstante për t’u ankuar për kaq shumë gjëra: njerëz, situata, ngjarje që ju bëjnë të palumtur, të mërzitur dhe të dëshpëruar. Askush nuk mund t’iu bëjë të palumtur, asnjë situatë nuk mund t’iu mërzitë, nëqoftëse ju nuk e lejoni këtë. Nuk janë situatat që shkaktojnë këto ndjenja tek ju, por mënyra se si zgjidhni t’i shikoni këto situata. Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e mendimit pozitiv!
Hiqni dorë nga qejfi për të kritikuar!
Hiqni dorë nga nevoja për të kritikuar gjërat, ngjarjet ose njerëzit që janë ndryshe nga ju. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por ndonjëherë jemi edhe njësoj. Ne të gjithë dëshirojmë të jemi të lumtur, dëshirojmë të duam dhe të na duan dhe dëshirojmë të na kuptojnë. Ne të gjithë dëshirojmë diçka dhe diçka dëshirohet nga të gjithë ne.
Hiqni dorë nga nevoja për t’iu bërë përshtypje të tjerëve!
Ndaloni së përpjekuri kaq shumë për të qënë dikush që nuk jeni thjesht për t’i bërë të tjerët si ju. Nuk funksionon kështu. Momenti në të cilin ju ndaloni së përpjekuri kaq shumë për të qenë dikush që nuk jeni, momenti kur i hiqni të gjithë maskat tuaja, momenti kur pranoni personin e vërtetë që jeni, do të shihni që njerëzit do t’iu besojnë lehtësisht!
Hiqni dorë nga refuzimi për të ndryshuar!
Ndryshimi është i mirë. Ai mund t’iu ndihmojë ju të lëvizni nga ‘A’ tek ‘B’. Ndryshimi mund t’iu ndihmojë të përmirësoni jetën tuaj dhe gjithashtu të njerëzve rreth jush. Ndiqni lumturinë tuaj, përqafoni ndryshimin, mos e refuzo atë! “Ndiqni lumturinë tuaj dhe Universi do të hapë dyer për ju aty ku kishte vetëm mure”, thotë Joseph Campbell.