Qetësimi i vetëbisedimit negativ
Meqenëse jemi të gjithë të ndryshëm gjithashtu ndryshojmë çdo ditë. Këtu janë gjashtë mënyra për t’u marrë në konsideratë kur je nën stress dhe kur ‘zëri i vogël’ është jashtë kontrollit. Këto gjashtë mënyra bëhen të përdorshme nëse ke mendimet që vijojnë: “Unë duhet të kem; mund të kem; do të doja të kisha; nuk dëshiroj të bëj gabime; nuk jam mjaftueshëm i mirë”. Dhe shumë më shumë.
Teknikat: “Do të duhet dhe mund të kem”
Kur nuk je i lumtur me një rezultat, zëri ynë i vogël çmendet. Në këtë teknikë, ju do të bëni një listë të këtyre zërave. Pastaj shikojeni listën dhe çuditërisht, kur e rishikoni atë, në një pikë do të fillosh të shikosh humor në këto pika. Madje mund të fillosh të luash me to dhe t’i bësh realisht të largohen nga mendja jote. Kjo rrit energjitë e tua dhe e ndalon zërin e vogël, veçanërisht përsa i përket aspektit të fajit.
Festoni gabimet!
Kjo do ta riprogramojë trurin tuaj. E njëjta gjë për të festuar fitoret, përveç rasteve kur do ta bësh këtë me të dyja duart dhe duke i përplasur ato në ajër dhe duke bërtitur ‘Po’! Kështu, sa herë që bëni një gabim, ju do të festoni. Nëse e filloni këtë veprim të ri, ju po i tregoni trurit tuaj së është mirë të marrësh rrezik. Kjo gjithashtu do të thotë që ju mund të festoni çdo gjë: fitoret dhe gabimet tuaja. Nëse jeni me njerëz të tjerë ju mund të festoni së bashku.
Teknika e “ankorimit të dashurisë”
Teknika e tretë është të sjellësh mbrapsh një ndjenjë të një kohe kur e dije se ishe i dashur plotësisht dhe pa kushte. Kjo ju çon në një gjendje plot burime kur përballeni me një sfidë që ju nxjerr jashtë zonës suaj të komfortit. Mendojmë se kjo do të jetë një ndihmesë dhe në situatë tjetër stresante ju do të kujtoni se ka teknika që të çojnë në një gjendje plot burime. Jeta duhet jetuar në gjendje gëzimi dhe këto teknika mund të na ndihmojnë të kthehemi mbrapsh në një situatë të gëzueshme. Me vetëzhvillim ka shumë gjëra që mund të zbulohen. Një nga aspektet më të rëndësishme të sfidave, është karakteri ynë i brendshëm, i cili na frenon të bëjmë ato që dëshirojmë. Kur përballemi me situata stresuese, kemi tendencë të kemi mendime negative. ‘Zëri i vogël’ brenda nesh mund të na frenojë disaherë.
Teknika: “Ndalo”!
Kjo teknikë është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kujtuar në çdo situatë. Teknika ka të bëjë më atë që thjesht duhet të thuash “ndalo” kur diçka është e pamundur.
Teknika: “Pranoje varfërinë”!
Përballu me të, pasi gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu si dëshirojmë. Kur kjo ndodh, bisedimi me veten duhet të jetë me zë të lartë. Para së gjithash, mos i merr gjërat personale. Mos thuaj gjëra si këto “kjo më ndodh gjithmonë mua”. Kujtoi vetes që çdo incident është i ndarë dhe i izoluar. Kjo teknikë kërkon praktikë.
Festimi i fitoreve
Kur diçka e mirë ndodh në jetën tuaj, thuaj “po, unë e dëshiroj këtë sukses dhe kjo energji e madhe do të më vijë gjatë gjithë javës”. Ju mund ta përdorni gjithashtu këtë veprim për të parë tek të gjithë gjërat e mira në jetën tuaj dhe kushtojuni atyre vëmendje, ndërkohë që e bëni këtë veprim. Kjo teknikë do t’iu orientojë të kuptoni kur jeni i suksesshëm dhe ta përgëzoni më shumë veten.