Albspirit

Media/News/Publishing

Raportohet për shkelje në zgjedhjet parlamentare në Rusi


Në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Rusi, janë raprotuar një sërë shkeljesh.

“Informacione për shkelje po vijnë nga rajone të ndryshme”, citohet të ketë thënë Ilya Shablinsky, kordinator i vëzhguesve të Këshillit presidencial për të Drejtat e Njeriut.

Në mesin e shkeljeve, ai tha se se janë rendi i gjatë i ushtarëve që votojnë nëpër qendrat ku nuk janë të regjistruar. Po ashtu votuesit janë parë që kanë votuar hapur dhe jo në kabinat e mbyllura të votimit.

Edhe grupi për monitorimin e zgjedhjeve, Golos, ka thënë se ka pranuar disa ankesa për shkelje gjatë votimit. Një video e postuar në Youtube tregon se si një punëtorë zgjedhor në rajonin e Rostovit, hedh disa fletvotime në kutinë e votimit. Deri në mesditë, sipas kohës në Moskë, grupi ka thënë se ka pranuar 310 ankesa përmes telefonit dhe 656 të tjera në uebfaqen e tyre.

Zgjedhjet e sotme parlamentare, pritet që të vazhdojnë dominimin e partive politike pro-Kremlinit.

Votimet po ashtu po mbahen në Krime që është hera e parë pasi Moska aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014.

SHBA ka deklaruar se votimet në Krime janë të paligjshme dhe nuk do të pranojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Për dallim prej zgjedhjeve paraprake, vetëm gjysma e ulëseve do të zgjidhen nga lista e partive, ndërkaq për 225 ulëse të tjera, do të mbahen zgjedhje nëpër qarqe të caktuara.

Please follow and like us: