Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëzimi i avionit në Ishëm

“Corriere della Sera”: Emrat e treguar nga piloti janë të njohur për Guardia di Finanza

Mediat italiane vazhdojnë që të zbulojnë detaje të reja nga historia e rrëzimit të avionit në Ishëm. Korriere Dela Sera i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarje, në të cilin shkruan se piloti Italian Guido Andrea Guidi, kishte një “kontratë” prej 20 mijë eurosh për të transportuar 200 kilogramë marjuanë. Gazeta përmend edhe arrestimin e 68-vjeçarit në Itali për një incident ajror në 2006. “Udhëtimi i tij nuk ishte një ekskursion i thjeshtë në Shqipëri, siç kishte thënë në fillim pasi u ndalua në një zonë të përdorur nga ‘narkotrafikantët e qiejve’”, thekson Korriere Dela Sera.

Duke cituar burime nga hetimet, gazeta shkruan se për të shpëtuar veten, Guidi ka bërë të ditur emrat e organizatës së drogës. E përditshmja bën të ditur se këto emra janë nën vëzhgim edhe të Guradia di financa për transportim të sasive të mëdha të drogës në brigjet e Puljas.
Më tej gazeta raporton lëvizjet e fundit të Guidit në Itali. Ai ishte nisur me avionin e tipit “Piper” nga Bari për në Milano, por papritur kishte ndërruar drejtim duke kaluar Adriatikun dhe më pas duke zbrtur në Ishëm. “Që korrierët e narkotrafikantëve të jenë të mirëpaguar dihet, por paratë nuk u jepen për rrezikun, u jepen për pasoja të mundshme pas arrestimit dhe dënimeve të ashpëra. Për ‘meritë’ të të drejtave që ka fituar nga hetuesit, me Giudin prokuroria ka vendosur një formë e mbrojtje për të shmangur hakmarrjet e organizatave kriminale, e përbërë nga mafiozë shqiptarë dhe italianë”, shkruan prestigjozja. Ndërkohë, një hetues thotë për Korriere se 20 mijë euro është një shumë sipër mesatares, që janë dhënë me objektivin për të mbajtur Guidin si të burgosur në një farë sensi.
Ky nuk është artikulli i vetëm i gazetës italiane për rrëzimin e avionit në Ishëm. Të shtunën prestigjozja shkruante se piloti Guidi, mund të ketë folur edhe më shumë se sa çduhej për të shpëtuar veten.
Please follow and like us: