Sekrete të Murit të Madh Kinez
Muri është rreth 21.196 kilometra i gjatë, që nga kufiri me Korenë e Veriut deri në shkretëtirën Gobi. Është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO në vitin 1987 dhe që nga viti 2007 është një nga shtatë mrekullitë e Botës. Ndërtimi filloi në shekullin e 8-të dhe zyrtarisht përfundoi në vitin 1644.
Në gjendje të mirë është vetëm 8% të strukturës së përgjithshme, që korrespondon me muret e ndërtuara gjatë Dinastisë Ming (1368-1644), pjesa më e dukshme dhe turistike që të gjithë njohim nga kartolinat dhe fotot.
Përtej erozionit nga kalimi i kohës dhe shirave, dëmi më i madh është shkaktuar nga vetë kinezët, të cilët kanë çmontuar seksione të mëdha për ti shitur si tulla. Në vitet ‘70 Muri shihej si simbol i despotizmit të dinastive të lashta kineze.
Qeveria komuniste inkurajonte njerëzit që të përdornin tulla e seksioneve shkatërruara të murit për të ndërtuar shtëpitë e tyre. Ka pasur interes që të restaurohen vetëm zonat më të vizituara dhe ekziston frika se shumë zona së shpejti t’i dorëzohen erozionit.
Në pjesët më të vizituara ka të shënuara disa grafite. Shkrimet janë në gjuhë të ndryshme duke e bërë murin mrekullinë arkitektonike më të keqtrajtuar nga turizmi.
Qeveria kineze vendosi në vitin 2014 një zonë në seksionin Mutianyu ku vizitorët mund të linin shkrimet e tyre. Shumica e këtyre shkrimeve janë në anglisht, jo në gjuhën kineze.
Pas deklaratave të astronautit William Pogue, i cili tha se kishte parë murin që nga Skylab, shumë besojnë se është e vërtetë, që mund të shihet nga hapësira dhe madje edhe nga hëna. Por ajo që realisht Pogue pa nuk ishte mur, por Kanali i Madh i Kinës.
Për të parë Murin e Madh duhen kushte të jashtëzakonshme klimatike, dhe një sy më i fuqishëm se syri i njeriut.
Muri i Madh është binjakëzuar me ujëvarat Iguazu, fjordet norvegjeze dhe Piramidat e Egjiptit.
Është vendi turistik më i ngarkuar në botë. Çdo vit shkelet nga miliona turistë. Më 1 tetor 2014 , gjatë një feste kombëtare, monumenti u vizitua nga 8 milionë njerëz.
Maratona që mbahet çdo vit në Murin e Madh është një nga më të vështirat në botë, ku jo vetëm që duhet të vraposh, por duhet të ngjisësh 5164 shkallë. Zhvillohet që nga viti 1999 dhe çdo vit shkojnë rreth 2.500 vrapues nga 60 kombësi të ndryshme. Takimi i ardhshëm është më 20 maj, 2017.