Albspirit

Media/News/Publishing

Sekretet e një jetë pozitive

Image result for thinking positive

A dëshironi të jetoni një jetë pozitive kur shikoni që gjithë gjërat e mira po ndodhin rreth jush? Një nga faktorët më të rëndësishëm që do të përcaktojnë nëse jeni të suksesshëm në jetë është motivimi dhe ai të vijë nga pozitiviteti përreth jush. Çfarë ndodh nëse ju shkoni herët në mëngjes në zyrë dhe gjëja e parë që ju thotë shefi juaj është diçka e keqe? Si ndjeheni ju? A mendoni se kjo do të prekë emocionet tuaja për gjithë ditën? Vë bast se ju e dini shumë mirë përgjigjen. Prandaj, nëse dëshironi të jeni më produktivë, bëni më shumë gjëra, qëndroni pozitivë, të shëndetshëm, jetoni një jetë të suksesshme dhe duhet të mësoni sekretin për të jetuar një jetë pozitive. Për të jetuar një jetë pozitive çdo gjë fillon nga ju. Po, ju jeni të vetmit përgjegjës për jetën tuaj. Ky është parimi numër një për suksesin. Dhe është e vërtetë se ju jeni të vetmit përgjegjës për krijimin e forcës pozitive në jetën tuaj dhe një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është duke u bërë transmetues i mirë i lajmeve të reja! Lexojeni mirë këtë, sekreti për të jetuar një jetë pozitive është duke transmetuar lajme pozitive në mjedisin tuaj rrethues. Njerëzve ju pëlqen të dëgjojnë lajme të mira. Imagjinoni sikur gjëja e parë që bëni kur hyni në zyrë është t’iu thoni njerëzve se sot do të jetë një ditë e mirë, çfarë mendon se do të  presin ata? Do të ndjehen të motivuar dhe energjia pozitive do të rrjedhë po ashtu tek ata. A e kujtoni ende ligjin e Tërheqjes? Ai thotë që nëse dëshironi gjëra të mira, atëherë bëni mirë dhe gjëra të mira do të vijnë tek ju. Sekreti është kaq i thjeshtë. Nuk keni pse te jeni një super motivues ose një këshilltar për të motivuar njerëzit. Ajo çfarë duhet të bëni është të transmetoni lajme të mira te të gjithë njerëzit përreth jush. Kur ju tregoni gjëra pozitive shokëve tuaj, ata ndjehen mirë dhe do të jenë në një gjendje mendore pozitive po ashtu. Ajo çfarë do të ndodhë pastaj është se edhe ato gjithashtu, do të  transmetojnë lajme të mira tek të tjerët. Kjo do fillojë të shpërndahet si një zjarr i papërmbajtur dhe ju do t’i shihni efektet shumë shpejt. Të gjithë njerëzit rreth jush do të ndjehen pozitivë dhe të motivuar. Papritur mjedisi ndryshon dhe të gjithë bëhen produktivë dhe e bëjnë të lumtur punën e tyre. Në anën tjetër, nëse ju transmetoni mendime negative, çfarë mendoni se do të ndodhë? Çfarë mendoni se do të ndodhë me kolegët tuaj? A mendoni se do të ndjeheni mirë pasi t’i qortoni ato? Ju e dini përgjigjen. Të gjithë kolegët tuaj do të jenë në humor të keq për shkak të situatës së tensionuar në të cilën është kompania. Dhe të gjithë do të kthehen në shtëpi  me negativitetin e rritur. Çfarë mendoni se do të ndodhë pastaj? Të gjithë njerëzit që janë në humor të keq do të çojnë negativitet në shtëpitë e tyre, duke shpërndarë ketë negativitet edhe tek familjarët e tyre. A i shikoni pasojat? Ky është një shembull i mirë, prandaj bëhuni transmetues i lajmeve pozitive! Kur jeni negativë, jo vetëm transmetoni energji negative tek të gjithë njerëzit rreth jush, por do të humbisni shpirtin krijues dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të qëndroni pozitivë gjatë gjithë kohës. Kur jeni të lumtur, në humor të mirë dhe pa stres, jeni në gjendje të mendoni në mënyrë krijuese dhe të lëshoni fuqinë tuaj personale. Kjo është mënyra se si njerëzit e suksesshëm i kapërcejnë pengesat të cilat i hasin në udhëtimin e tyre drejt suksesit. Edhe pse rruga është me gropa, ata janë të aftë të qëndrojnë pozitivë dhe t’i ndryshojnë krejtësisht gjërat. Nëse ju mund ta bëni këtë, arritja e suksesit të madh në jetë do të jetë më e lehtë dhe suksesi do të vijë te ju shumë shpejt!

Please follow and like us: