Albspirit

Media/News/Publishing

Si t’i transformojmë emocionet negative?

Image result for thinking positive

Mos e ndrydhni atë që mund t’iu lëndojë përbrenda. Mos i shprehni ato, kjo jo vetëm do t’iu lëndojë në brendësi, por do të shkaktojë vuajtje dhe tek ato që ju rrethojnë. Ajo që ju duhet të bëni është t’i transformoni ato, thotë Peace Pilgrim. Në momente të frikshme, ne menjëherë përjetojmë një emocion të  fortë, shpesh e gjejmë veten duke u përballuar me një stuhi të një skenari “çfarë- nëse”, “çfarë nëse nuk e gjej rrugën për t’u kthyer mbrapa”? Përpara se ta dimë këtë, ne i ushqejmë këto mendime negative, të cilat fuqizojnë përgjigjen emocionale dhe rrethi vicioz rritet. Problemi nuk është tek vetë mendimet ose tek emocionet. Por në vend që t’i lejojmë emocionet të lëvizin tek dhe jashtë nesh, ne shpesh i ushqejmë ato me mendime negative dhe përfundojmë duke iu dhënë atyre strehim për një kohë të gjatë tek ne. Me pak fjalë mysafirët marrin në dorëzim shtëpinë, duke na bërë të lëkundur dhe  të paaftë për të qenë të kontrolluar. Çelësi për çdo model është përsëritja. Por në rastet e një  reaktiviteti të tillë,  kjo përsëritje në fakt ndodh  përtej  radarëve të vetëdijes sonë. Me kalimin e kohës  një situatë  rrit shkallën e emocionit dhe ne shpesh e ndjejmë veten mbizotërues. Sfida pastaj mpreh  dituritë tona dhe kështu bëhemi më të ndjeshëm ndaj interpretimeve të vogla të këtyre emocioneve të njëjta.  Fatmirësisht, emocione kaq të vogla fluskojnë në eksperiencat e jetës së përditshme. Duke e çuar vëmendjen në mënyrë të vetëdijshme tek nivelet më të mprehta të eksperiencave të përditshme, ne fillojmë të mirakordojmë dituritë tona. Ne bëhemi gjithmonë e më të informuar për atë që po ndodh brenda nesh: perceptimet, mendimet, emocionet dhe ndjenjat në mënyrë të qëndrueshme shfaqen dhe largohen. Fatëmirësisht, kjo lloj vëmendje është si një muskul: bëhet më i fuqishëm gjatë përdorimit. Sa më shumë që fokusohemi tek kjo mënyrë, më shumë fillojmë të shohim, por përfitimi i vërtetë nuk është thjesht në zotërimin e sa më shumë informacioneve. Vlera e vërtetë faktikisht ka të bëjë me kuptimin e të gjithë lidhjeve ndërmjet  këtyre aspekteve të shumëfishta të realitetit tonë.  Ne shohim që interpretimi ynë ndikon në mënyrën si ndjehemi dhe kjo për pasojë, ndikon mënyrën si mendojmë, flasim dhe veprojmë. Ne fillojmë të shikojmë mënyrat e vogla në të cilat jemi “dora e dytë” dhe ajo që ka më shumë rëndësi ne përjetojmë efektet e tyre të menjëhershme. Kjo bëhet baza për një reagim të fuqishëm dhe na tregon ne se ku mund të gjejmë zgjedhje. Fillimisht, kjo zgjedhje nuk do t’i ndryshojë  plotësisht gjërat. Por ndërkohë që fillojmë të marrim më shumë vendime të vogla, momentet kthehen dhe na ndihmojnë të largojmë modelet e pavetëdijshme të krijuara tek ne.  Shpejt, ne do të kuptojmë që reaktiviteti ynë emocional është zvogëluar dhe ne po i kuptojmë gjërat përpara se ato të krijohen.  Përfundimisht, këto emocione në vend që të  largohen lëvizin pikërisht tek ne. Si rezultat, ne rimarrim si kohën ashtu edhe hapësirën tonë për tu ri- integruar në atë që po ndodh aktualisht. Mund të duket  antagonizën fakti që frika që shfaqet kur kemi një mbledhje nuk ka të bëjë fare më frikën që shfaqet  kur humbasim. Por ato faktikisht ndajnë të njëjtin themel: një mungesë informimi më të thellë dhe për pasojë edhe një paaftësi për të zgjedhur mënyrën se si të reagojmë.  Askush nuk mund ta largojë lirinë, por askush nuk mund as të na e japë atë, ne duhet ta praktikojmë atë.  Ne mund ta bëjmë çdo situatë një portë për të  larguar modelet tona, duke ditur që efektet e këtij  ndryshimi vijnë pas këtij momenti. Pastaj, kur e gjejmë veten përballë një situate të ndërlikuar, ne e pranojmë këtë eksperiencë si një vijueshmëri momentesh të vogla, secila me zgjedhjet e saj. Kur këto zgjedhje bëhen gjithnjë e më të vetëdijshme, rrethi i negativitetit na pengon t’i largojmë emocionet e forta. Zgjedhja  është praktikë dhe shpërblim!

Please follow and like us: