Albspirit

Media/News/Publishing

Sicilia dhe mrekullitë e saj

 

 

Është e vështirë të zgjedhësh se cilat janë vendet më të bukura për të vizituar në Sicili, sepse secili të mrekullon me bukurinë e tij.

Nëse Sicilia është një prej atyre destinacioneve që e keni në listë për ta vizituar, ju këshillojmë t’ia filloni si më poshtë:

Katania
Katania është qyteti më i madh i Sicilisë orientale dhe një ndër më të vizituarit. Pasi keni mbërritur në Aeroportin Vincenzo Bellini ju mund të shkoni në qendër me autobusët e zonës. Shëtitja që do të bëni në rrugën Etnea do t’ju lërë pa fjalë.

Shpella e Ostellos
Është një prej lokaleve më të frekuentuara në Katania dhe mban këtë emër pikërisht për shkak të formës që ka. Klientët e saj të përhershëm janë zakonisht të rinjtë. Pasi të hyni në këtë lokal do të mahniteni nga bukuria e tij natyrore, së cilës i shtohet edhe një lumë i nëndheshëm që e bën atë edhe më interesant.

Kështjella Aci – Lokali mbi det
Nuk mund të gjeni vend më të bukur në Sicili nga ku mund të shijoni rrezet e diellit. Kështjella e cila mban emrin Aci, është një nga vendet më mbresëlënëse që nuk mund ta lini kurrsesi pa e parë në Sicili.

Etna – Vullkani më aktiv i Europës
Të shkosh në Sicili dhe mos bësh një ekskursion në malin e vullkanit Etna ,do të ishte një gabim i pafalshëm.

Qetësia që të fal lumi Simeto
Është një prej vendeve më qetësuese në të gjithë Sicilinë. Oaz për lloje të ndryshëm shpendësh migrues, lumi Simento është vendi ideal për meditim.

Vende të tjera fantastike janë edhe:

Brucoli – Parajsa nënujore

Caltagirone

Sheshi Armerina

Ortigia –  Ishulli breda ishullit

Bota nënujore e Plemmirio

Liqenet e Cavagrande – Uji i ëmbël i dashurisë

Plazhi i Notos

Burimet e Vendicari – Plazhet më të bukura midis Notos dhe Marzamemit

Fornace Penna – Arkeologjia industriale në Sicili

Shpella Ispica

Modica

Scicli

Donnalucata dhe Plaja Grande

Marina di Ragusa

Ragusa

Agrigento

Please follow and like us: