Albspirit

Media/News/Publishing

Të marrësh më shumë nga ajo që është e rëndësishme për ty!  

 

Image result for thinking positive

Si ka të bëjë marrja e asaj çfarë dëshiron në jetë me vlerat? Le të shikojmë se si lidhen këto të dyja. Ti nuk mund të marrësh çfarë dëshiron në jetë ose në biznes derisa të dish çfarë është ajo që dëshiron. Do të jetë pak e vështirë të kuptosh çfarë dëshiron, nëse nuk je i qartë për vlerat e tua. Shiko, nëse do të të pyesja çfarë dëshiron me të vërtetë, ajo çfarë realisht po të pyes është, sa vlen ti? Të zbulosh vlerat e tua do të përmirësojë rezultatet që arrin në këto fusha që janë me të vërtetë më të rëndësishmet për ty. Ky ushtrim ndihmon shumë. Ti kështu zbulon sa vlen ne kategori të tilla si: jetë, marrëdhënie, familje, shtëpi, punë ose karrierë, kohën e lirë, argëtim, shëndet fizik, menaxhim financiar, shoqëri, mjeshtëri shpirtërore, mendore dhe personale ose në çfarëdo gjëje të rëndësishme për ty. Kur vendos vlera në këto fusha, do të bëhet e qartë për ty se çfarë kërkon në secilën nga këto kategori.

Çfarë janë vlerat?

Vlerat janë udhëzuese të padukshme për jetesën e përditëshme të cilat influencojnë mendimet, ndjenjat, fjalët dhe veprat e tua. Ato i japin formë personalitetit tënd. Vlerat e tua reflektohen tek qëllimet e tua, shpresat, ëndrrat, qëndrimet, opinionet, bindjet dhe po ashtu në sjelljen tënde ashtu si dhe në problemet dhe shqetësimet. Vlerat prezantojnë atë çfarë ti realisht je. Ato janë veprimtari dhe sjelljet  tek të cilat varesh. Ato nuk janë morale apo parime. Qartësimi i vlerave të ndihmon ty të krijosh një hartë për jetën. Çdo vendim madhor që merr, influencohet nga vlerat e tua kur i di cilat janë ato. Vlerat janë zgjedhje që bën nga alternativat e vlefshme që ke. Vlerat janë prioritete që të tregojnë si të shpenzosh kohën tënde. Koha është një  burim i kufizuar, kështu që të njohësh sa vlen mund të të udhëzojë të jetosh jetën që dëshiron. Për shkak se nuk mund të bësh çdo gjë menjëherë, duhet  t’i japësh prioritet asaj që është më e çmuar për ty. Përfitimi kryesor i njohjes së vlerave të tua është që ti do të arrish një qartësi të plotë dhe fokus. Shumica prej nesh shpërqendrohen lehtë, kështu që njohja e vlerave tona na mban në rrugën e drejtë. Nëse e di se çfarë është realisht më e  rëndësishme për ty në jetë, atëherë do të jetë më e lehtë t’i thuash ‘jo’ atyre gjërave që të largojnë nga vlerat e tua. Njerëzit që jetojnë në përputhje më vlerat e tyre, jetojnë një jetë të përmbushur. Kjo rezulton në përjetimin e më shumë kënaqësive, shpenzimin e kohës me njerëzit që duan dhe shfaqen më shumë te talentet e  tyre.

Të shfaqësh vlerat e tua!

Sa vlen ti në jetë? A ke shpënzuar kohë për të menduar për të? Nëse jo, të sugjerojmë të marrësh kohë për ta bërë këtë. Ulu dhe bëj një listë të të gjithë vlerave të tua duke përdoruar kategoritë e sugjeruara më sipër. Pyetja që duhet t’i bësh vetes është: Çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për mua në jetë? Krijo hierarkinë tënde të vlerave. Përpiqu  të reduktosh përgjigjen me vetëm një ose dy fjalë. Mos u shqëtëso për renditjen e listës ose sa e gjatë është ajo. Thjesht shkruaj çdo gjë. Nuk ka rregulla të forta për faktin se sa e gjatë duhet të jetë lista jote, por të paktën dhjetë vlera do ishin një fillim i mirë. Kështu, duke  përdorur kategorinë  ‘vlerat e jetës’ , mund të krijosh një listë që ngjan kështu:

  • Shëndeti
  • Dashuria
  • Natyra
  • Natyra shpirtërore
  • Të mësuarit
  • Të bësh diferencën
  • Ndërgjegjia
  • Humori
  • Përsosmëria
  • Përshtatshmëria
  • Suksesi
  • Pasuria

Hapi tjetër është t’i japësh prioritet listës tënde. Ky hap është ai që kërkon më shumë kohë dhe të menduar intensiv. Kujto, kur bën zgjedhjen tënde, ti nuk po humbet asgjë. Thjesht përcakton cila vlerë është thëllësisht e rëndësishme për ty. Në jetën reale mund t’i kesh të dyja. Ti thjesht po krijon një hierarki të vlerave këtu. Pastaj shko poshtë tek dy vlerat pasardhëse në listë dhe bëj të njëjtën pyetje. Fillo me të gjithë vlerat e tjera poshtë të bësh të njëjtën pyetje. Sapo t’i kesh të gjitha përgjigjet dhe t’i krahasosh ato, filloje proçesin derisa ta kesh klasifikuar të gjithë listën sipas një rregulli prioritar. Duke i dhënë prioritet vlerave të tua, do të jesh në gjendje të mbështetesh tek ato kur të duhet të marrësh vendime të rëndësishme në të ardhmen. Duke zbuluar vlerat e tua, ti do të ndryshosh botën tënde!

Please follow and like us: