Albspirit

Media/News/Publishing

Vështirësia e mbajtjes të një sjellje pozitive

Related image

Në këtë pikë duhet të diskutojmë vështirësinë e mbajtjes konstante të një sjellje pozitive. Si qenie njerëzore, subjekt i kufizimeve të sistemit të besimit, kuptojmë që pavarësisht dëshirave tona serioze për të mbajtur nivelin më të lartë të mendimit, mendimet negative fillojnë të lëvizin tek ne. Ndonjëherë kjo ndihmon të kuptojmë këtë formulim të rëndësishëm: fuqia rrjedh në fokusin e vëmendjes. Një shembull i kësaj mund të ishte nëse ju uleni përpara derës dhe shikon ngultazi numrin e shtëpisë së fqinjit tënd menjëherë matanë rrugës. Ti shikon që numri në shtëpi është shumë i dallueshëm sepse po e fokuson vëmendjen tënde mbi të. Por nëse e shikon pa i lëvizur sytë, duhet të jesh i vetëdijshëm për gjërat e tjera në secilën anë të shtëpisë. Gjërat e tjera vijnë duke u bërë gjithnjë e më të turbullta, ndërkohë që tërhiqen në të majtë ose në të djathtë të numrit të shtëpisë i cili është pika kryesore e vëmendjes tënde. Le të ekzaminojmë se si lidhet kjo me proçesin e të menduarit. Ti ke një vetëdije qendrore dhe një vetëdije periferike, ashtu siç ke vizion qendror dhe vizion periferik. Në vetëdijen tënde, ka gjëra për të cilat je tërësisht i informuar. Këto janë mendimet e tua dominante. Në vetëdijen tënde periferike ka gjëra për të cilat je pak i informuar. Mendimet periferike, edhe nëse janë negative, nuk e kontrollojnë sjelljen tuaj. Çfarë kontrollon sjelljen dhe jetën tënde është vetëdija qendrore ose mendimet e tua dominante. Kushtoji vëmendje kësaj. A do të kesh tendencë t’i tërheqësh gjërat që do, ke frikë ose që i pret me padurim, të cilat janë edhe gjërat që po mban në vetëdijen tënde qëndrore? Qëllimi i pesë hapave të procesit krijues është që të ndryshojnë vetëdijen tënde qendrore ose mendimet e tua dominante. Është një formulim i besimeve dhe njohurive të tua. Ti e shikon, njohuritë janë më lart se besimet. Mirinformimi do të thotë të mos kesh dyshime dhe ke siguri të plotë. Kur di se diçka është e vërtetë ose reale, ti nuk ke dyshime. Kur flet me bindje dhe autoritet, ndodh një lëvizje e përcaktuar në mendje, një udhëzim për të përmbushur një qëllim të caktuar. Ti e di që ligji i Mendjes është i bindur. Ai është aq i bindur sa edhe ligji i Elektricitetit. Është e vlefshme përsëritja që mirinformimi është gjithmonë më lart se besimi dhe rezultatet më të mira të mundshme prodhohen kur njohim dhe deklarojmë të vërtetën për veten tonë dhe për të tjerët. Kështu që pesë fjalët që krijojnë rezultate janë: Relaksohu, Prano, Kupto, Arsyeto dhe Lehtësohu. Vendosi ato së bashku në një ushtrim të vetëdijshëm të cilin mund ta përdorësh si model. Këtu janë pesë hapat të kombinuara në një proces.

Relaksimi

Hapi i parë është relaksimi. Zgjidh një metodë që funksionon më mirë për ty, lejoje mendjen dhe trupin tënd të relaksohet plotësisht për pesëmbëdhjetë minuta. Përfitimet e relaksimit të plotë janë të  pamasa. Pasi të jesh relaksuar, mund të vazhdosh me hapin e dytë.

Pranimi

Hapi i dytë është të pranosh. Ti thua: “Unë e pranoj se ekziston vetëm një mendje krijuese universale”.

Kuptimi

Hapi i tretë është se duhet të kuptosh dhe duhet të thuash: “Unë kuptova se nuk mund të ketë ndarje në mendjen universale. Prandaj, mendja ime është pjesë e mendjes krijuese universale dhe kur unë flas, mendja universale vepron tek fjala ime pa hezituar”.

Arsyetimi

Në hapin e katërt duhet të arsyetosh kështu që duhet të thuash: “Unë  jam i bindur që fjala ime ka fuqi”. Unë vendosmërisht e besoj këtë. Dhe duhet të pohosh qëllimin tënd përfundimtar ose rezultatin që dëshiron.

Lehtësimi

Hapi i pestë është të lehtësohesh. Ti duhet të thuash: “Unë lirohem dhe e lejoj mendjen krijuese universale të punojë te unë. Asnjë gabim i së shkuarës nuk më pengon dhe nuk më bllokon. Zvarritja dhe pengesat nuk ekzistojnë në jetën time. Nuk ka pengesa në mendjen krijuese universale dhe unë pres rezultate që tani. Dëshiroj të largoj çdo gjë që pengon dëshirën time. Unë jam i nxitur dhe i detyruar, të veproj në çdo mundësi në rritje për ta çuar përpara këtë dëshirë”.

Dhe kështu është. Kështu që le t’i vendosim të gjitha së bashku dhe të shohim si tingëllojnë: Unë e pranoj që ekziston vetëm një mendje krijuese universale. Unë kuptova se nuk mund të ketë ndarje në mendjen universale, prandaj mendja ime është pjesë e saj dhe kur flas ajo vepron tek fjala ime pa hezituar. Unë jam i bindur që fjala ime ka fuqi. Unë vendosmërisht e besoj këtë. Asnjë gabim i së shkuarës nuk më pengon dhe nuk më bllokon. Zvarritja dhe pengesat nuk ekzistojnë në jetën time. Nuk ka pengesa në mendjen krijuese universale dhe pres rezultate që tani. Dëshiroj të largoj çdo gjë që pengon dëshirën time. Unë jam i nxitur dhe i detyruar, të veproj në çdo mundesi në rritje për ta çuar përpara këtë dëshirë!

Ky ushtrim i vetëdijes është ndërtuar me kujdes për të prodhuar rezultatet më të mira të mundshme sepse bazohet në parimin krijues të mendjes. Merr kohë që ta përdorësh atë dhe do të vesh re një rritje domethënëse në aftësitë e tua për të prodhuar rezultate! Ti do të fillosh të pranosh gjithnjë e më tepër që fjala jote ka fuqi. Ndryshimi tani është se mund të drejtosh ose të fokusosh mendjen për të prodhuar rezultatet që dëshiron. Përsëri, mos u mashtro nga thjeshtësia e saj; ky do të jetë një gabim! Ti tani ke një mjet shumë të fuqishëm, i cili të mundëson të krijosh çfarë dëshiron me lehtë dhe më shpejt, sepse do të jesh në mënyrë të vetëdijshme bashkëpunues me parimin krijues të mendjes.

Please follow and like us: