Zhvillimi personal për sipërmarrësit
Zhvillimi personal? Kjo është një temë e gjerë, por proçesi i zbulimit i përfshirë në këtë udhëtim do të ndryshojë botën tuaj. Mirësevini tek potencialet e brendshme! Ju keni potencialin brenda jush për të arritur çdo gjë që dëshironi. Pse po fokusohemi tek sipërmarrësit? Sepse sipërmarrësit shohin sfida dhe pastaj krijojnë diçka për t’i koordinuar këto sfida. Ky është një shërbim i veçantë thelbësor në kohët që po jetojmë sot. Bota jonë ka nevojë për ndryshim në shumë nivele. Ka shumë sfida dhe nevojiten sipërmarrës për të ecur përpara dhe për t’u bërë udhëheqës. Udhëheqësit e mirë formohen nga një proces zhvillimi personal që nuk përfundon kurrë. Ky proçes përfshin studimin, edukimin, trajnimin dhe përvojën. Udhëheqja aktive kërkon skuadra, bashkëpunim, diversitet dhe risi. Udhëheqësit dëshirojnë të përmbushin gjëra të jashtëzakonshme dhe bëhen rrezikmarrës kompetentë. Këta janë njerëz të cilët në mënyrë aktive vazhdojnë të zhvillohen personalisht. Ne të gjithë kemi kaq shumë potenciale brenda vetes. Vizionet më të mëdha në botë janë aty ku njerëzit:
- Dëshirojnë të jenë ambasadorë të shpresës;
- Kuptojnë që kanë zgjedhje të lirë dhe fuqi për të krijuar;
- Dëshirojnë ta bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar;
- Janë të etur të neutralizojnë frikën tonë të bazuar të shoqëria;
- Dëshirojnë t’iu shërbejnë njerëzve ose të kenë një ndikim pozitiv tek ata;
- Janë të sinqertë dhe dëshirojnë me zemër të ndërtojnë marrëdhënie personale pozitive;
- Janë inovatorë dhe përgjegjës;
- Janë të bindur të ndryshojnë sistemin e tyre të besimeve dhe sjelljeve;
- Kontrollojnë vetëbisedimin e tyre për t’u bërë më pozitivë;
- Dëshirojnë të çlirohen nga realiteti i kohëve të fundit, të zhvillohen dhe ndryshojnë;
- Dëshiroinë një jetë më të mirë për miqtë e tyre, familjen dhe komunitetin;
- Kuptojnë që jeta, koha dhe marrëdhëniet janë të çmuara;
- Janë mirënjohës;
- Janë origjinalë;
- Kanë qëllime që ia vlejnë; qëllime të mëdha me kuptim dhe drejtim;
- Rritin vetvlerësimin e tyre, ushqejnë intuitën e tyre dhe vetëdijen;
- Kuptojnë që dashuria është pa kushte;
- Kuptojnë që lumturia e vërtetë vjen duke iu shërbyer të tjerëve;
- Dëshirojnë të krijojnë një mjedis mbështetës, shpirtërisht përmbushës.
Për aq kohë sa eksploroni dhe rriteni, ju mund të krijoni llojin e botës për të cilën po kërkoni!