Albspirit

Media/News/Publishing

19 shtator 1996: 20 vjet më parë u zbulua varri masiv i masakrës së Tivarit, aty ku thuhet se “ka tradhëti burra”

masakra e tivarit111

20 vjet më parë, pikërisht më 19 shtator 1996 janë zbuluar eshtrat e viktimave të masakrës së Tivarit që u krye në prill të vitit 1945 nga komunistët jugosllavë.

Në një lajm të gazetarit kosovar, Behlul Jashari të 20 viteve më parë, theksohet se vendi ku u zbuluan eshtrat e të masakruarve quhet Tuxhelil dhe ndodhet 5 kilometra nga Tivari i vjetër, që sot zytrtarisht quhet Bar.

Sipas të dhënave që sjellin historianët, në masakrën e Tivarit u vranë në mënyrë makabre 2 mijë shqiptarë.

Varri masiv u zbulua nga historiani i njohur, Zekeria Cana, profesor në Universitetin e Prishtinës.

I ndjeri Dr. Zekeria Cana, i cili udhëhoqi kërkimet për 2 vjet, kishte nisur një punë të vështirë për të zbuluar faktet e genocidit serb ndaj shqiptarëve që prej vitit 1912.

download (68)

Viktimat e Tivarit janë vetëm një pjesë e 4200 shqiptarëve që u vranë ndërsa po shkonin nga Prizreni, duke kaluar kufirin e Shqipërisë, drejt Tivarit dhe territoreve të Malit të Zi për t’u ngjitur në Trogir, në bregdetin kroat.

Njësia partizane me shqiptarë u dërgua nga Kosova dhe u masakrua në masë në mënyrë që të ripushtohej pa problem Kosova dhe të mos kishte ndonjë rezistencë të armatosur për të vënë në jetë vendimet e Konferencës së Bujanit.

Kjo konferencë vendosi që shqiptarët në ish-Jugosllavi duhet të kenë të drejtën e vetëvendosjes.

Për të arritur qëllimet e veta, më 8 shkurt 1945 në Kosovë u vendos administrata ushtarake jugosllave, e cila kreu terror dhe vrasjen masive të 50 mijë shqiptarëve, ndërmjet të cilëve shumë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Komanda Jugosllave dërgoi të gjithë partizanët kosovarë për të luftuar në kufirin slloven për çështjen e Triestes që Tito e donte për vete dhe rrugës u likuiduan.

Trupat e rezistencës së Kosovës kishin gjithsej 5400 luftëtarë, kryesisht partizanë dhe nacionalistë nga Mitrovica, Prizreni, Vushtria, Podujeva dhe Prishtina.

Ata më pas u çarmatosën dhe me forcë u dërguan në Tivar ku mbërritën nëpërmjet kufirit shqiptar.

Gjatë marshimit të sëmurët nuk e vazhduan më tej udhëtimin.

80 të vrarët e parë në Tivar u dogjën dhe mbetjet u hodhën në det.

Please follow and like us: