Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli hap mision në selinë e NATO-s


Izraeli hapi një zyrë misioni në selinë e Natos në Bruksel që synon të forcojë lidhjet me aleancën e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas ambasadës izraelite, ambasadori izraelit në Bashkimin Evropian Aharon Leshno-Yaar paraqiti letrat e tij kredenciale të premten tek Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jens Stoltenberg.

Misioni diplomatik pritet të shtojë kontributin e Izraelit tek organizata, thuhet në deklaratë.

Të dy zyrtarët diskutuan për një Plan të Përbashkët Veprimi mes Izraelit dhe aleancës, thuhet në deklaratë. Zoti Stoltenberg vlerësoi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Natos vitet e fundit.

Ambasadori Leshno-Yaar theksoi se “hapja e një zyre të përhershme reflekton rolin e Izraelit në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.”

Në qershor, zoti Stoltenberg tha se ishte thelbësore të shtohej bashkëpunimi, meqë Izraeli ka qënë një partner aktiv i aleancës për 20 vjet.

Please follow and like us: