Albspirit

Media/News/Publishing

Musolini parakalon para “vullnetarëve” shqiptarë

Duçe, në parakalim para “vullnetarëve” shqiptarë (Foto)

Gazetari dhe studiuesi, Armand Plaka, sot i ka publikuar dy fotografi të ish-kryeministrit fashist, Duçe, në njërën prej të cilave, ai shihet duke parakaluar para një garde ushtarësh “vullnetarë“ shqiptar.

Plaka, thotë se kjo foto mund të shihet nga shumëkush si diçka që nuk na nderon si popull, megjithatë, sipas tij, ajo është pjese e historisë sonë dhe si e tillë, ia vlen të merret në konsideratë.

Ja çka shkruan Plaka, në profilin e tij në Facebook!

“Një foto e cila me rezulton e papublikuar deri me sot, me beri jashtëzakonisht përshtypje, pasi edhe pse janë botuar tashme dossier e albume fotosh ne lidhje me frontin shqiptar të luftës italo-greke ( duke mos harruar këtu edhe kontributet e Dr. Zamperinit, që u ndodh ne ato kohe me shërbim ne zonen e Librazhdit e te Elbasanit, e te cilit mediet shqiptare i bene vend te konsiderueshëm para dy tre vjetëve), serish mbetet akoma për te rremuar. Ne dukje, ajo ngjan te jete shkëputur nga një filmim i realizuar me rastin e vizitës se Duçes ne Shqipëri, e për këtë arsye, nuk na shfaqet me një cilësi te admirueshme. Për shumëkënd, ndoshta një foto qe nuk na nderon, por ajo është pjese e historisë sonë dhe si e tille, ia vlen te merret ne konsiderate. Ndërsa foto tjetër është tashme gjerësisht e njohur pasi vjen nga faqet e botimeve te ilustruara italiane te kohës dhe nuk ka nevoje për koment. Është fakt se Mussolini nga 2 marsi deri më 21 mars 1940 u gjend ne Shqipëri duke inspektuar trupat italiane që sulmuan Greqinë. Puna e solli qe bashke me to, te kishte edhe disa trupa shqiptare, te cilët me vone dezertuan. Lajmi i vizitës së Duçes në Shqipëri u publikua vetëm më 10 maj 1941, ndërsa ai tashme kishte rreth një muaj e gjysmë qe ndodhej në Romë.

Pasi kishte shëtitur thuajse te gjithë jugun e Shqipërisë, duke kaluar neper Elbasan, Berat, Vlore, e madje deri ne Ohër, kishte pare te ndërtoheshin rruge e kish takuar gjeneralë e ushtarë, kryer vizita neper spitale e kishte qëndruar edhe vete 24 ore ne llogore për te pare nga afër frontin, më 21 mars, kryeministri fashist – i pari kryeministër i një vendi qe vizitonte Shqipërinë – u rikthye në Romë, i dëshpëruar dhe i pakënaqur me ato që pa ne frontin e luftës. Ne këtë kuadër, më date 5 mars, Ducja shkoi edhe në zonën e Devollit, ku inspektoi edhe “vullnetarët” shqiptarë, te cilët u vunë ne rresht ne një për ta pritur”.

Please follow and like us: