PARASHIKIMET KATASTROFIKE PËR BOTËN, DERI NË 2050
Kësaj pyetjeje është përpjekur t’i japë përgjigje Jane Goodall, antropologe e njohur që për më se 40 vite ka studiuar jetën shoqërore të shimpanzeve dhe njëkohësisht autore e librit “Reason For Hope”. Vizioni i saj në pamje të parë duket më shumë se utopik, por në fakt disa ndryshime drastike për planetin tonë aktualisht janë në zhvillim që tani.
Njerëzit do të lënë shtëpitë e tyre.
Bëhet fjalë për një braktisje të detyruar të shtëpive për shkak të ngritjes së nivelit të ujit të oqeanit, por edhe për shkak të ndryshimeve klimaterike që do të pasohen me zmadhimin e zonave të shkretuara. Ne këtë rast, Goodall parashikon që të parët që do të preken janë vendet të cilat kanë burime ujore të limituara për pirje dhe ujitje. E vërteta është se vetëm gjatë vitit të fundit, 22 milionë njerëz u detyruan të braktisin vendbanimet e tyre dhe të emigrojnë për shkak të fatkeqësive natyrore.
Infeksionet do të jenë më të vështira për t’u kontrolluar
Sipas Goodall, në vitet 2050 shkenca mjekësore do të ketë vështirësi shumë të mëdha për të kontrolluar infeksionet. Bëhet fjalë për rezistencën e shtuar të baktereve të ndryshme ndaj antibiotikëve. Që në vitin 2013, Tom Frieden i Center for Disease Control and Prevention kish paralajmëruar për nevojën e kalimit në erën post antibiotike. Në Indi, shumë të porsalindur nuk arrijnë dot të mbijetojnë për shkak të infeksioneve që deri më tani konsideroheshin si të shërueshme. Ndërkohë që ky problem ka trokitur edhe në SHBA, me e favorizuar kjo edhe nga përdorimi abuziv i antibiotikëve. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në SHBA kanë vdekur 23 mijë persona të cilët ishin diagnostikuar me infeksion.
Shpyllëzimet do të kenë pasoja shkatërrimtare.
Që në vitin 2012 një shkrim në New York Times kish folur për rrezikun që i kanosej Planetit nga fenomeni i shpyllëzimeve të pakontrolluara. Llogaritet se mesatarisht në një vit, humbet një sipërfaqe e pyllëzuar e barabartë me sipërfaqen e Panamasë.
Kjo gjë mendohet se do të dëmtojë jo vetëm vegjetacionin dhe kafshët për shkak të prishjes së habitatit të tyre, por edhe vetë njeriun, për shkak se nga pylli vjen edhe një pjesë e mirë e lëndëve të para që shërbejnë për përgatitjen e substancave që do të përdoren për përballimin e sëmundjeve vdekjeprurëse. “Nena Natyrë është elastike, por po afrohet me shpejtësi momenti kur ajo do të humbasë aftësinë e vetërregullimit dhe rigjenerimit”, përfundon Jane Goodall.