Albspirit

Media/News/Publishing

Vajzat shqiptare, eskorta në Dubai, ja sa e kanë natën

FOTO/ Vajzat shqiptare, eskorta në Dubai, ja sa e kanë natën

Skandali i vajzave shqiptare që punojnë eskortë jashtë vendit është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut, pasi faqja në Instagram e “Demaskime_shqiptare_official”, ka nxjerrë publikisht emrat e disa prej tyre, të cilat sipas tyre ushtrojnë këtë profesion, në këmbim të pagesave të majme, shkruan “Story.al”.

Faqja e sipërpërmendur ka zbuluar emrat dhe fotot e para të listës së zezë të vajzave që prezantohen në publik si modele apo këngëtare, fotot e të cilave po i publikojmë me këtë shkrim.

Sipas komentuesve në rrjetet sociale kjo është vetëm maja e ajsbergut të këtij fenomeni që po josh gjithmonë e më shumë vajzat e reja, mes tyre personazhe të njohura të showbizz-it.

Ky denoncim për shoqërueset e luksit që njihen ndryshe si “escorts”, vjen pak kohë pasi një vajzë e quajtur Alma deklaroi në studion e “Top Show” në “Top Channel”, se punonte si shoqëruese luksi në Dubai.

Sipas saj, “mosha më e preferuar për një eskortë në Dubai është rreth 22-23 vjeç, ndërsa çmimet për një luhaten nga 200 euro në orë deri në 1500 euro për të gjithë natën”.

Eskorta shqiptare tha se burrat e pasur në Dubai, paguajnë mjaft shtrenjtë për të pasur shoqërinë e një femre të re dhe të bukur.

Ajo deklaroi se këtë punë e kishte nisur rastësisht, dhe nuk kishte ndërmend të hiqte dorë prej saj pasi ka gjithçka që ka ëndërruar. Po si funksionon një shoqëruese luksi në vendet e pasura të botës?

Duke iu referuar këtij rrëfimi një person i pasur që ka dëshirë që një vajzë t’i ofrojë këtë shërbim, i dërgon shoferin e tij personal në hotel. Normalisht hanë mëngjesin bashkë, dhe nëse ka dëshirë t’i ofrojë diçka, një veshje apo një aksesor të shtrenjtë, e bën këtë.

Më pas vazhdojnë ditën me takime të ndryshme me njerëz të rëndësishëm, ku e punësuara e seksit shoqëron kudo.

Please follow and like us: