Albspirit

Media/News/Publishing

Si u bë vrasës i Mosadit izraelit, njeriu i Hitlerit

Si u bë vrasës i Mosadit izraelit, njeriu i Hitlerit

Ky është tamam një thriller i shërbimeve sekrete. Përpara 54 vitesh u zhduk pa gjurmë një shkencëtar raketash. Tashmë duket se është sqaruar fati i tij. Ai u vra për llogari të shërbimit sekret izraelit, Mosad. Vrasësi ishte një nazist, një prej njerëzve më të besuar të Hitlerit. Duket e pabesueshme historia e Otto Skorzeny dhe shkencëtarit Heinz Krug. Por ajo është zbardhur tashmë falë gazetës së njohur izraelite, Haaretz, që i referohet burimeve të saj brenda Mosadit.

Ja si është historia:

Dr. Heinz Krug, që kishte punuar në kohën e nazistëve për legjendarin Wernher von Braun në programin e raketave, pas luftës do të prodhonte një raketë për Egjiptin. Por më 11 shtator 1962, Dr. Krug, i njohur edhe si ‘Raketa Krug’ hipi me një të panjohur në një Mercedes 300 SE në Mynih. Më pas nuk u pa më. Izraeli donte me çdo kusht që të pengonte Egjiptin që të prodhonte një raketë. Mes vendeve mbizotëronte lufta dhe Izraeli i druhej një Holokausti të ri. Por Dr. Krug i kishte besuar mikut të tij, Skorzeny. Ky i fundit ishte një mik i Hitlerit, kishte marrë prej tij Kryqin e Hekurt dhe Kryqin e Kalorësit. Skorzeny ishte ai që e solli Duçen në Mynih. Pas luftës, ai u arratis jashtë vendit. Por Krug nuk e dinte se Skorzeny kishte ndërruar krah, por jo zanat. Tani punonte për Mosadin izraelit. Ishte Skorzeny që u fut në Mercedes me Dr. Krug. Nga pas u vinte një makinë tjetër. “Janë truprojat e mia,” tha Skorzeny. Në një pyll, ai e ekzekutoi shkencëtarin. Pastaj tre agjentë të Mosadit i hodhën acid sipër trupit. Skorzeny vdiq nga kanceri në vitin 1975 në Madrid. Ai nuk dha kurrë llogari për krimet e tij.

Please follow and like us: