Adoleshtenti gjigant
Është zyrtarisht adoleshenti më i gjatë në botë dhe për më tepër, vazhdon të rritet me 18 centimetra në vit.
18-vjeçari Broc Brown nga Michigan i Shteteve të Bashkuara është aktualisht 2 metra e 38 centimetra e gjatë dhe nëse ruan këtë ritëm rritjeje edhe për të paktën një vit, mund të tejkalojë me shpejtësi rekordin botëror të njeriut më të gjatë që mbahet nga Sultan Kosen, i cili është 2 metër e 50 centimetra i gjatë.
Gjagantizmi i Broc ka edhe pasojat e tij. Ai vuan nga sëmundje të përhershme të shpinës, që nuk mund t’i qetësojë duke përdor ilaçe pasi ka lindur me vetëm një veshkë.
Mjekët thonë se ai mund të ketë një jetë normale, megjithëse e ka të vështirë të gjejë krevatin e përshtatshëm dhe futja në makinë është një torturë e vërtetë.
Prindërit e tij thonë se në moshën 5-vjeçare Broc ishte dy herë me i gjatë se moshatarët e tij. Ai u diagnostikua në atë kohë nga mjekët me atë që njihet si sindroma Sotos, ose ndryshe “gjigantizmi i shtyllës kurrizore”, që prek një në 15 mijë persona.