Bernard KOUCHNER: Mos harroni ku ishit!
Serbët dhe Kosovarët tashmë flasin me njëri tjetrin. Serbët mund të vijnë të shohin manastiret ortodokse që ishin djepi i fesë ortodokse. Ata mund te vijnë, nuk është fare e lehtë por është më e lehtë. Kosovarët mund të shkojnë në Beograd, kjo është diçka e mirë.
Jam shumë i lumtur që jam sot me ju dhe ju përgëzoj për përvjetorin e 10-të. Duke ju dëgjuar u rifreskova për ecurinë time, që e njoh pak në fakt dhe m’u duk simbolike, por jo shumë koherente. Unë nuk jam shumë koherent, nuk kam qenë shumë strikt, nuk kam qenë aq besnik nga ana politike dhe për këtë jam krenar. E dini në vendin tuaj në qoftë se opozita dhe shumica do të flisnin më shumë me njëri-tjetrin do të ishte më mirë. Në vendin tim opozita dhe shumica takohen sidomos nëpër darka, shkojnë të pinë një gotë në një restorant, flasin, por dialogu politik nuk ekziston për fat të keq. Është për të ardhur keq që në emër të interesave kombëtare, që dialogu politik është kaq pak i përhapur dhe kaq pak popullor. Duhet të mbetemi tek etiketat, unë jam anëtar i Partisë Socialiste, jam person nga Partia Socialiste e François Hollande, ai u bë President i Republikës, kurse unë jo, për fat të keq. Në qoftë se nuk jeni besnikë, kjo duhet të shërbejë çdo herë. Në qoftë se nuk keni besim ndaj një etikete, atëherë nuk jeni brenda normës nuk ju marrin shumë seriozisht.
Unë doja t’ju thosha dy gjëra: Së pari, vendi juaj ka ndryshuar për mirë, vërtet për mirë. Duke qenë se kam njohur që në vitin 1988 vendin tuaj, kur ishte koha e Ramiz Alisë, kam vizituar bunkerët e Enver Hoxhës. E kemi harruar çfarë ka qenë komunizmi, i harrojmë dëmet, vuajtjet, vrasjet, dhjetëra mijëra apo dhjetëra miliona viktima. Do të ishte mirë që të kujtoheshim çfarë ishte komunizmi. Që nga ajo kohë, nëpërmjet vështirësive ju e keni ndryshuar vendin tuaj në mënyrën e duhur. Dhe kur kthehesh, ashtu siç unë pas shumë vitesh, transformimi të bën shumë përshtypje. Vendi është shumë më modern, universiteti juaj është një shembull dhe është një universitet privat që nuk ekziston në Francë, me një hapje ndaj shërbimit publik pse jo, por universiteti juaj është një shembull shumë i mirë i zhvillimit tuaj dhe ju falënderoj e ju përgëzoj që keni gjithë këto lëndë me profesorë shumë të rëndësishëm, shumë të shquar, shumë të ditur dhe mijëra studentë, kjo është diçka shumë e madhe. Ju jepni këtë shembull dhe ai duhet të njihet shumë më shumë.
Politika juaj është demokratike në kuptimin më të thjeshtë, nuk është diçka e përkryer, por është një kënaqësi e madhe që ju takova dhe pashë zhvillimin tuaj. Duke qenë se jeni nisur nga kaq larg, nga vrasjet nga shtypjet, në 25 vjet keni bërë gjithë këto, sepse ne mësojmë. Unë e mësova këtë në Kosovë dhe e mësojmë çdo ditë; duhen breza të tërë për të ndryshuar mentalitetet, duhen disa breza për të ndryshuar një kulturë. Kështu ju përgëzoj ju shqiptarët, ju realitetin shqiptar, njerëzit e politikës, njerëzit e pushtetit dhe gjithashtu njerëzit e shoqërisë civile.
Një fjalë për Kosovën. Duhet të kujtohemi çfarë ka qenë Ballkani Perëndimor, ishte një krahinë disi misterioze, për pjesën tjetër të Europës gjithsesi shumë e afërt. Më e pakta që mund të them është se Kosovarët nuk ishin shumë të dashur dhe kishin arsye, ata ndiheshin të mbyllur, ishin në një situatë kombëtare të vështirë. Serbët dhe shqiptarët e Kosovës nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe për më tepër nuk flisnin të njëjtën gjuhë, ndërkohë që në Bosnje flitej serbo-kroatisht dhe ka martesa të përziera, kurse në Kosovë nuk kishte asnjëherë martesa mikse, tani ka filluar pak. Po ju thatë pavarësia, në fakt u gabuat sepse kur isha unë përgjegjës në Kosovë, pavarësia ishte një fjalë që nuk mund ta propozonim në rezolutën e vitit 1244, ishte autonomi substanciale. Kjo nuk do të thotë asgjë. Pra ne u ndodhëm përballë një situate që kërkonte pavarësinë sepse kontaktet, vrasjet, ditën, natën milicia serbe e gjithë kjo nuk mund të përfundonte ndryshe përderisa popullsia nuk donte të ishte ndryshe. Pra pavarësia u imponua. Nuk ishte e lehtë të afirmohej pavarësia, të gjitha vendet sidomos Serbia nuk kanë dëshirë që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Disa vende e kanë refuzuar pasi në çdo vend edhe në Europë, për shembull Spanja e shohin daljen e këtyre krahinave autonome, si: Katalanja, Dontipas, kjo i tremb ata. Ajo që është ndërtuar si vend me komunitete shumë të ndryshme, madje dhe Franca, unë kur isha në Kosovë flisnim shumë për Korsikën. E gjithë kjo është e rrezikshme, por në qoftë se duhet preferuar paqja ndaj luftës, atëherë duhet zgjedhur paqja dhe ne e kemi zgjedhur atë. Nuk është e përsosur por Serbët dhe Kosovarët tashmë flasin me njëri tjetrin. Serbët mund të vijnë të shohin manastiret ortodokse që ishin djepi i fesë ortodokse. Ata mund te vijnë, nuk është fare e lehtë por është më e lehtë. Kosovarët mund të shkojnë në Beograd, kjo është diçka e mirë. Nuk është e përsosur po e theksoj.
Për ta përfunduar do të doja të flisja për Europën me ju. Europa është qëllimi juaj, Bashkimi Europian është dëshira juaj, unë e kuptoj këtë shumë mirë. Gjithmonë kur jemi jashtë Bashkimit Europian duam të shkojmë brenda, por miqtë e mi të shtrenjtë, nuk është e lehtë të jesh atje brenda sidomos në këtë moment. Unë jam një nga të zhgënjyerit e mëdhenj të Europës pasi kam qenë militant i madh pro Europës. Ju keni të drejtë që dëshironi të jeni pjesë e saj dhe jam i sigurt që do të hyni, jo menjëherë. Do të jeni në fillim kandidatë, teorikisht jeni të tillë, por do të jeni përballë Komisionit Europian, do të ndiqeni nga ai, në të gjitha sektorët. Duhet të përmirësoni vizionin europian, vizionin e drejtësisë të cilin e keni ndryshuar tashmë dhe ju përgëzoj për këtë.
Po thosha pak më parë se duhen një, ose dy, ose tre breza për ta ndryshuar mentalitetin dhe Europa është pikërisht kjo. Faleminderit që e cituat librin “ Ishujt e dritës”, anija që po transportonte refugjatët që po vdisnin në detin e Kinës, 12 kilometra nga Kina. Unë solla 50.000 refugjatë në vendin tim në Francë dhe ata u pritën shumë mirë. Ambasadori ynë, shumë i shkëlqyer i Francës e mban mend këtë. Në bashkëpunim me shoqatat ne pritëm 150.000 refugjatë. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për këtë, të lësh të vdesin në Mesdhe migrantët që kanë ardhur në plazhet tona, aty ku fëmijët tanë luajnë me kështjella rëre, ky është një turp.
Ne ishim 27 vende, disa nuk donin as edhe një refugjat. Këto 27 vende sikur ta kishin kuptuar çfarë ishte Bashkimi Europian, do t’i kishin ndarë me njëri-tjetrin sipas buxheteve, sipas popullsisë, sipas papunësisë. Kjo gjë u propozua nga Komisioni Europian, përshëndes këtu zonjën Merkel, sepse ajo e shpëtoi nderin e Europës. Fatkeqësisht ajo e pësoi, nuk ishte për fajin e saj pasi ajo u tregua zemërgjerë, por ishte Europa që refuzoi dhe Franca gjithashtu. Pra një vend anëtar i Bashkimit Europian është diçka e bukur në fakt, për të bërë tregti, tregtia është diçka e bukur, nuk jam kundër, por të refuzosh të shpëtosh njerëzit, unë dhe ju jemi një vend mesdhetar, ju jeni Deti Adriatik ne jemi deti Mesdhe, ju nuk keni pritur asnjë refugjat ose fare pak dhe as ne në fakt. Kjo Europë, besoj që ka bërë një gabim shumë të madh. Së pari, solidariteti, bujaria që nuk iu rezervohet vetëm të tjerëve. Gjermania, Suedia bënë mirë që pritën por kjo nuk mjafton. Kjo Europë për mendimin tim, këtu po ndesh vështirësi shumë të mëdha që nuk i kapërcen dot. Shpresoj që ajo do të kuptojë që ishte një gabim dhe do të tregojë më shumë vëllazëri.
*Fjalimi i mbajtur gjatë marrjes së titullit Doctor Honoris Causa në Universitetin Europian të Tiranës