Albspirit

Media/News/Publishing

Dy artiste shpalosin në Londër, histori nga Kosova

 

 Tetë vepra të piktores kosovare Zake Prelvukaj dhe disa fotografi të Meredith Vulës janë përfshirë në ekspozitës kolektive “SEEDS+SOUL”, me kuratore Nora Weller, në “Meiner Gallery”, në Londër.

Ekspozita bashkon nëntë artiste nga Lindja e Mesme, Ballkani, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Prelvukaj është prezantuaar me tetë piktura, katër prej të cilave e pasqyrojnë fatin e grave të përdhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, pjesë e serisë së vitit 1998 “Women of the war” (Gratë e luftës).

Ndërkaq, Meredith-Vula është prezantuar me serinë e fotografive “Flowers of Earth and Blood”, të realizuar në kuadër të udhëtimit të saj personal për rizbulimin e rrënjëve dhe identitetit të saj gjatë 25 viteve të kaluara, përfshirë edhe ankthin e pasluftës në Bosnjë e në Kosovë.

Piktorja Zake Prelvukaj, e cila ndodhet në Londër, të martën i ka thënë gazetës “Koha ditore” se ekspozimi veprave tësaj në Londër është me interes për njohjen e artdashësve britanikë më historinë e Kosovës.

“Katër janë të viteve kur janë dhunuar gratë, femrat tona. Këtu ka qenë shumë e domosdoshme të shihet emocioni i atyre momenteve të Kosovës në atë kohë. Ndërsa tjerat kanë qenë vepra që pasqyrojnë fatin e engjëjt”, ka thënë Prelvukaj. (r.m.)

Please follow and like us: