Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi me 13 shenja? E vërteta sipas NASA

zodiac-circle_1024

Pak ditë më parë u përhap lajmi se NASA kishte vendosur të ndryshonte shenjat e horoskopit, për herë të parë pas 2 mijë vjetësh dhe njerëzit padyshim që nuk e pritën mirë, pasi gati 86 përqind e tyre tashmë kanë një tjetër.

Për shumë njerëz horoskopi është shumë i rëndësishëm ndaj dhe ky lajm padyshim solli edhe vetë reagimin e NASA.

Në një seksion të website zyrtar të Agjencisë Hapësinore Amerikane shpjegohet dhe mënyra sesi u krijuan 12 shenjat e zodiakut.

Rreth 3 mijë vite më parë, babilonasit ishin vëzhgues të mprehtë të qiellit dhe ndërsa studionin ndryshimet e yjësive ndër vite, ata e lidhnin këtë me disa sjellje dhe ngjarje në Tokë.

Në këtë mënyrë ata shpikën zodiakun, rrethin e 12 yjësive, bazuar në rrugën që dielli përshkronte rreth një sfere imagjinare gjatë vitit.

Por duke marë parasysh që kjo ndodhi 3 mijë vite më parë dhe gjërat ishin disi arbitrare, për një arsye apo një tjetër, babilonasit lanë jashtë një konstelacion nga zodiaku i tyre, ofikius.

Sipas ekspertëve, babilonasit injoruan faktin se dielli në fakt lëviz nëpër 13 konstelacione.

Për t’u rikthyer në kohët tona, NASA ve në dukje se për shkak të ndryshimeve të vogla të akseve të Tokës, yjësitë nuk janë më në të njëjtin pozicion në qiell, siç ishin para 3 mijë vitesh.

E paravërisht sqarimit të Agjencisë Hapësinore, që thotë se “Astrologjia nuk është Astronomi”, mediat ndërkombëtare vendosën që të publikonin shenjat me datat e reja, duke shtuar edhe shenjën e 13 – të dhe duke ia faturuar NASA –s.

Por kjo e fundit nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij “lëmshi”.

Duke folur për “Gizmodo”, një zëdhënës i Agjencisë tha: “Nuk keni ndryshuar asnjë shenjë zodiaku, ne thjeshtë bëmë përllogaritje matematekore. Seksioni në faqen tonë që flet për pozicionin e diellit në yjësi kërkon të japë informacion mbi astrologjinë dhe jo astronominë”.

Please follow and like us: