Albspirit

Media/News/Publishing

Je suis Angelina

angelin

Nga Beatrice Dondi

Si një çorape e vjetër. E la bash kështu. Të hedhur  mbi dysheme. Pasi i bëri gjashtë fëmijë. Angelina Jolie merr historinë universale të marrëdhënieve burrë- grua,  e  përmbys dhe e rishkruan sipas qejfit. Dhe është njëmend e vështirë të mos bësh tifozllëk për të.

Brad Pitt  ishte  burri më i bukur në  botë. I pari dhe i dyti në klasifikime. Ndonjëherë edhe i treti sepse ballukja e tij bionde zinte të gjithë podiumin. Ishte simpatik, atletik dhe madje mik i George Clooney-it.

Kur takon Angelina-n, ai është një yll ndërsa ajo është vetëm një prani e kotë stratosferike e ekranit të madh. Ka buzët më sensuale të globit dhe mund të thotë gjithçka por Brad e ka thënë tashmë. Ia ka hedhur Thelma-s dhe Louise-ës madje. Ajo jo. Ka nevojë për të për  të dalë nga banaliteti i pastër i bukurisë.

Kështu e merr, ia rrëmben Jennifer-it me hundë të madhe, e përplas në kopertinë dhe krijon brand-in. Çifti.

Ai është i turbulluar, krejt nën kujdestarinë e kësaj gruaje imagjinare. Që e bën  të pjellë fëmijë, sikur të qe Sofia Loren tek “Ieri, oggi e domani” ( Dje, sot dhe nesër). I imponon emra të pagjasë. E më pas e tatuazhon. E merr nëpër udhëtime të parehatshëm, e bën të drejtojë beteja angazhuese, i shprish flokët. Dhe e rraskapit.

Brad-it i zgjerohen këllqet me gjithë ato mëmësi. I del barku. Nis të fshehë Fërnetin nën lavaman “Ulërinte dhe abuzonte me substanca” deklaron Angelina. Si një shtëpiake që kërkon vëmendje. Ajo përkundrazi kthehet rrallë në shtëpi. Hidhet në përqafimet e fëmijëve të gjysmës tjetër të botës dhe merr një liri të pangjashme: atë për të vendosur mbi trupin e vet. Dhe në një farë pike, e lë. Brad-i i braktisur. Prej saj. Jo e kundërta. Dhe çfarë kënaqësie!/huffingtonpost.it

Please follow and like us: