Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilla e terapistit për burrat myslimanë: Rrihni gratë me shkop dhe mos flini me to

Një terapist familjar nga Arabia Saudite ka publikuar një video duke dhënë këshillën e tij mbi dhunën ndaj bashkëshorteve, te cilat sipas tij “duhet të rrihen kur e kërkon rasti”.

Khaled Al-Saqaby thotë se ai është “i vetëdijshëm se kjo çështje është një mprehtë dhe përmban shumë rreziqe”,shkruan”Daily Mail”

Ai shton: “All-llahu është i gatshëm të na sigurojë që ta kalojnë këtë urë në mënyrë të sigurt.”

Videoja është xhiruar në fillim të këtij viti, u përkthye dhe u publikua muajin e kaluar nga instituti i kërkimeve mediatike të Lindjes së Mesme me bazë në Uashington. Në video, Al-Saqaby argumenton se qëllimi për rrahjen e një gruaje “është për ta disiplinuar”.

“Duhet të plotësohen kushtet e nevojshme islame për rrahje”, thekson ai.

Terapisti familjar sugjeron se rrahja nuk duhet të kryhet me shufër ose objekt të mprehtë, por me rrip.

Please follow and like us: