Albspirit

Media/News/Publishing

Pianistja Ardita Statovci performoi në Pallatin Mbretëror të Suedisë

 

Artistja kosovare ka interpretuar vepra klasike të kompozitorëve Mozart, Ravel, Liszt, Tchaikovsky, Albeniz dhe Dutilleux.

Pianistja kosovare Ardita Statovci ka mbajtur të martën mbrëma koncertin recital pianistik në Pallatin Mbretëror të Stokholmit.

Ajo ka performuar e vetme në skenë para një publiku të zgjedhur i cili ka blerë biletat ekskluzivisht për ta parë performancën e artistes kosovare.

Statovci ka interpretuar vepra klasike të kompozitorëve Mozart, Ravel, Liszt, Tchaikovsky, Albeniz dhe Dutilleux, shkruan KultPlus.

Koncerti u mbajt në kuadër të Festivalit suedez “Musik pa Slottet” që organizohet çdo vit nën përkujdesjen e Mbretit Carlf XVI Gustaf të Suedisë.

Pas paraqitjes në këtë koncert, Statovci është shprehur e mahnitur me publikun të cilin e ka falënderuar teksa ka postuar një fotografi me dhuratat që ka marr për interpretimin e saj.

Festivali në Pallat është një pikëtakim për adhuruesit e muzikës nga e gjithe bota, me fokus në muzikën klasike, por edhe me muzikë jazz e zhanre tjera. Në programin e përgjithshëm janë të ftuar yje, artistë të preferuar dhe solistë të rinj.

Festivali “Musik pa Slottet” është themeluar në vitin 1970, ndër artistët që kanë marrë pjesë janë Svjatoslav Richter, Misha Maisky, Birgit Nilsson, Anne-Sofie von Otter etj

Please follow and like us: