Rita Ora mendon për femrat kosovare, ja projekti i saj
Rita Ora është larguar nga Kosova në moshën një vjeçare, por nuk e harron kurrë origjinën e saj. Në një intervistë të fundit për “Vanity Fair” këngëtarja tha se është duke punuar me UNICEF, për një projekt ku në fokus janë femrat kosovare.
“Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova të cilat janë të suksesshme. Femrat atje nuk e kanë lirinë për t’u shprehur, në kuptimin pa u gjykuar, pa frikën e ndëshkimit dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Kam takuar vajza nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku këto femra mund të shprehin veten”, zbuloi ajo.
Please follow and like us: