Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, qeveria u jep gabimisht shtetësinë qindra emigrantëve

shba

Qeveria amerikane u ka dhënë gabimisht shtetësinë më shumë se 800 emigrantëve që duhej të ishin dëbuar.

Një auditim i brendshëm i Departamentit të Sigurisë, zbuloi se 858 emigrantët që morën shtetësinë gabimisht, janë nga vendet që përbëjnë rrezik kombëtar për Shtetet e Bashkuara ose nga vende me përqindje të lartë të mashtrimit në dokumentet e emigracionit. Raporti nuk i ka identifikuar këto vende.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, John Roth tha se emigrantët përdorën emra të ndryshëm ose data të lindjes jo të sakta për të aplikuar për shtetësinë amerikane. Ai tha se gabimet për dhënie shtetësie ndodhën sepse shenjat e gishtave të aplikuesve nuk ishin në sistemin e të dhënave qeveritare.
Të paktën tre prej atyre që u është dhënë gabimisht shtetësia ishin në gjendje të përdornin statusin e tyre për të filluar punë në fusha të sigurisë sensitive, duke përfshirë punën në aeroporte dhe objekte detare.

Një person i katërt është bërë polic. Vitin e kaluar hetuesit identifikuan gjithashtu 953 raste që duken të dyshimta.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se raporti ve në pah,atë që ka qenë prej kohësh,një sfidë e vështirë për zyrtarët e imigracionit – faktin se të dhënat e shenjave të gishtave vite të shkuara kanë qënë në letër dhe nuk mund të kërkohen në mënyrë elektronike.

Please follow and like us: