Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptari që arriti të ndërtojë markën e tij të orëve, fiton vëmendjen e revistës prestigjoze

oret2

Historia e suksesit të një shqiptari të ri të apasionuar pas orëve të dorës.

Ky është modeli i një të riu që i dha jetë ëndrrës së tij për të ngritur një sipërmarrje të prodhimit të orëve. Rexhep Rexhepi, ka tërhequr vëmendjen e revistës prestigjoze që mbulon të rejat nga industria e orëve, “Wrist Watch”. Pas një rrugëtimi të gjatë arritjesh në këtë sektor, në moshën 25 vjeçare ai e ndjeu  se kishte ardhur koha  tij, për të themeluar markën e vet të orëve, “Akrivi A”.

“Gjëja e parë që të bie në sy kur shikon nga afër  një orë te “Akrivi A” në metal, nën një lupë,  është niveli ekstremisht  i lartë i shkëlqimit. E gjithë ora duket se shndrrin, nga brenda -jashtë në një mënyrë që duket sikur të flet, si rezultat i dritës që shndrrin nga të gjitha sipërfaqet e lëmuara”-shkruan revista prestigjoze “Wrist Watch” për prodhimet e Rexhepit.

oret

Bëhet fjalë për një djalë të ri nga Kosova që ka arritur të ngrejë një sipërmarrje të tij të prodhimit të orëve në Gjenevë por jo vetëm.

Rexhepi ka arritur që prodhimet e tij ti ekspozojë në kryeqytetet më të mëdha të botës.

“Unë nuk jam personi që mund të revolucionalizojë industrinë e orëve, për mua është e gjitha rreth traditës. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk kam asgjë të re për të sjellë në tavolinë”-thotë Rexhepi për revistën.

Në moshën 14-vjeçare ai filloi profesionin e tij në firmën prestigjioze “Patek Pilippe”. Por, pasioni i tij për orët ka filluar shumë herët, qyshse jetonte në Kosovë.

Rexhepi tregon momentin kur pa për herë të parë një orë dore, orën e babait të tij.

“Mbaj mend se ishte një orë Tissot. Në atë kohë babai im punonte në Zvicër dhe çdo herë që ba vizitonte në Kosovë, unë e merrja orën e tij dhe dëgjoja tik-takun e saj. Disa herë përpiqesha ta hapja, por nuk arrija. Në fakt, vetëm sa arrija ta gërvishja orën”.

Rexhepi thotë për revistën se “një pikë e rëndësishme për mua është se një orë duhet gjithmonë të të mbetet  e lëmuar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet një objekt i përjetshëm për të ardhmen, jo subjekt i ndryshimeve në stil”.

Please follow and like us: