Albspirit

Media/News/Publishing

Sonilo Meço thirrje gazetarëve: Të mos mbesim tek dita e tretë, të udhëheqim opinionin!

Image result for sonila meco

Ish-gazetarja e Agon Channel, Sonila Meço, thotë se, gazetarët e suksseshëm në Shqipëri duhet të marrin në dorë situatën dhe të udhëheqin opinionin publik.

Nga Sonila Meço:

“Cfare ndodh ne diten e trete te çudise?

Kur nje debat ushqehet nga ndjenjat, instikti, apo empatia do perfundoje ne kurben emocionale. Sa me larg vendit e kohes se arsyes se celjes se debatit, aq me i zbehte behet.

Kap normen 3 ditore dhe zevendesohet nga nje tjeter debat per nje tjeter tragjedi. Sindroma e Bosnjes, nje fenomen i nisur dhe mbajtur gjalle nga media, publikimi intensiv i pamjeve tragjike te luftes, sidomos edhe ne rastin e Kosoves, beri qe i njejti perceptim publik te ushtronte presion mbi politikberesit qe mos te lejonin perseritjen e te njejtave histori.

Dhe roli i medias ketu qe vendimtar. Nese sindroma ka nje vlere per mbajtjen gjalle te presionit publik, ajo eshte sot.

E para, sepse publiku endet i paorientuar ne pasojat e ngjarjeve, duke vuajtur e mllefosur, pa patur mundesine te arsyetoje shkaqet. Dhe coroditet nga pasoja ne pasoje pa nxene nje mesim, pa krijuar nje ide, pa logjikuar nje pergjegjes.

E dyta, sepse manualet e perdorimit te opozites po ofrojne diskur lufte brenda llojit e jo alternative sistemesh te kalbura. Ne vend qe publiku te shohe nje minister ne hije shendetesie qe shpjegon qartesisht ku deshton sistemi, pse dhe si eshte zgjidhja, degjon debate mbi zgjedhjet ne Diber, aty ku politika enkas zhvendos referendumin popullor. Nuk eshte Dibra problemi i shqiptareve, nuk ka asnje formule qe transferon nje zgjedhje momentale, tipike te elektoratit pragmatist lokal, ne nje ekuacion mbarekombetar ku vendi eshte ne emergjence sistemesh jetike, shendetesor, arsimor, rendi e sigurie.

E treta, sepse shoqeria civile ka humbur besueshmeri dhe mbeshtetje per te funksionuar ne favor te qytetarit. E kooptuar, pa burime, me pak suksese te merituara, nuk arrin te shnderroje formulen triumfale te reagimit per armet kimike ne nje algoritem po aq shterues per emergjencat e ketij vendi ne sistemet jetike.

Ka edhe se katerti, se pesti, se tridhjeti…por e di cfare?

Nese ka nje pike qe i anullon te gjitha eshte nje dhe vetem nje, te mos perfundojme ne pesimizmin kronik te dorezimit total ndaj fatalitetit me idene se gjithcka eshte kapur, se Dibra eshte pergjigja, se opozita eshte e paafte dhe shqiptari arsenikun per nervin reagues e mban tek koka e krevatit.

Media ka ne dore shume tani, gazetaret me te suksesshem te saj jetojne, marrin fryme, rrisin femije ne kete vend.

E nuk e besoj kurre se me vullnet te lire, me lehtesine e paperballueshme te qenies po ndertojne piramiden e prehjes se tyre te perjetshme. Dhe nuk do jete per tre ditet e cudise. As per lavdine e nje nate.

Te udheheqesh sot opinionin publik, ta mbash gjalle, ta lejosh te arsyetoje e kuptoje, pertej ‘hashashit’ qe nanuris logjiken e reagimin eshte sindroma qe nuk le voten e Dibres te shpjegoje te ardhmen e femijeve te tu”, shkruan Sonila.

Please follow and like us: