Ka nisur gjyqi ndaj supermodeles nga Pakistani, Ayyan Ali, e cila akuzohet për pastrim parash, si dhe për vrasjen e një inspektori policie. Por Ali i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se ajo nuk ka lidhje me vrasjen e Chaudhry Ejaz Manmood, ngjarje e ndodhur vitin e shkuar, pasi në atë kohë ajo ndodhej në burg. Aktualisht modelja ndodhet në proces gjyqësor pasi inspektori Mahmood i sekuestroi asaj një valixhe me 500 mijë dollarë në aeroportin Islamabad, në Mars të 2015 – ës.

Bashkëshortja e të ndjerit pretendon se ai u vra për të mbrojtur modelen, pasi ai ishte dëshmitar i akuzës. Aktualisht në liri me kusht, 23 – vjeçarja prentendon se është akuzuar padrejtësisht për akuzën e vrasjes.