Albspirit

Media/News/Publishing

Yjet e Hollivudit flasin për divorcin Pitt-Jolie

brad-pitt-angelina-jolie (1)

Aktori George Clooney i shokuar nga divorci i Brad-it dhe Angelina-s: ‘‘Më vjen shumë keq nuk kisha dëgjuar kurrë më parë të flitej për një gjë të tillë. Bëhet fjalë për një çështje familjare shumë të pafat’’. Dhe Adele i dedikon koncertin e NY-ut ish çiftit.

Divorci i Brad Pitt-Angelina Jolie nuk ka surprizuar vetëm fansat e çiftit, dhe të pasionuarit pas Hollivudit në të gjithë botën. Me sa duket ishte një rrufe dhe për miqtë. Duke filluar nga George Clooney, mik i Pitt për më shumë sesa një dekadë. Aktori është shprehur se lajmin e ka dëgjuar nga mediet, ‘‘Kjo është një histori e trishtueshme dhe e pafat për një familje. Nuk kisha dëgjuar kurrë të flitej më parë për diçka të tillë’’.

E tronditur edhe Adele e cila, pak orë pasi u konfirmua lajmi i ndarjes, është ngjitur në skenën e New York-ut, dhe i ka dedikuar koncertin ish çiftit:

‘‘ Është fundi i një epoke’’ deklaroi ajo në Madison Square Garden.

‘‘Jam shumë i prekur nga e gjitha kjo’’, ka thënë Pitt pak më vonë, ‘por tani ajo që ka më shumë rëndësi është mirëqenia e fëmijëve tanë’’.

Please follow and like us: