Përfundon në kosh plehrash edhe emri i Ilir Metës
Qytetarët që kundërshtojnë ligjin për importin e plehrave, në shenjë proteste kanë shkruar në kosh edhe emrin e kryeparlamentarit Ilir Meta.
Ndonëse ky i fundit nuk është në listën e deputetëve që votuan pro këtij ligji.
Meta u tregua “hileqar”, pasi vetë nuk votoi, ndërsa urdhëroi deputetët e tij të bashkonin votat me deputetët e Ramës për të kaluar ligjin e kontestuar gjerësisht nga qytetarët.
Në miratimin e këtij ligji LSI ka edhe një kontribut le të themi qesharak, pasi propozoi një amendament që shoqëria civile të ketë akses në kontrollojë se çfarë lloj mbetjesh do të hyjnë, për të frenuar kështu importin e mbetjeve të rrezikshme.
Një ditë më parë deputeti Ben Blushi bëri thirrje që emri i çdo deputeti që voton ligjin e plehrave të shkruhet në koshat e mbeturinave. Deri më tani duket se nisma është përkrahur gjerësisht.