Adresat e reja të Shkodrës: “Takohemi te koshi Rama, mos më prit tek koshi Shalsi”
Forumi Rinor i Partisë Demokratike Shkodër i është bashkuar protestës kundra importit të plehrave në Shqipëri, duke pagzuar çdo kazan mbeturinash me emra deputetësh.
Ata theksojnë se nën moton: Shkodra kundra plehrave, pagëzojmë me emrin përkatës të deputetëve-plehra që votuan pro ligjit. “Po jetojmë në kohen e plehrave, ku qeverisemi nga kryeplehu dhe çeta e tij”- thonë ata.
Sipas tyre, ky pagëzim mund të quhet edhe adresari i ri i Shkodrës.
“Për shembull, jam tek koshi Rama, hajde tek koshi Balla, takohemi tek koshi Vasili, mos me prit tek koshi Shalsi”- shkruan Arvid Bushati.
Ditën e djeshme, disa studentë, në një formë proteste kanë realizuar të njëjtën gjë në disa kazanë plehrash në Tiranë. Për arsyen e një veprimi të tillë, policia ka shoqëruar për rreth 7 orë dy studentët Klodi Leka dhe Bislim Lakna, pasi u kapen duke shkruar në kazanët e plehrave në rrugën “Muhamed Gjollesha” emrat e Edi Ramës, Eduard Shalsit, etj.